I ri Histori e masakres se Nankinit Shiko më të madhe

Histori e masakres se Nankinit

Zhang Xianwen, Zhang Lianhong, Wang Weixing BDI0550

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri Histori e Masakrës së Nankinit është një vepër e rëndësishme, që meriton vëmendje. Është rrëfimi i parë gjithëpërfshirës i Masakrës, i shkruar nga një grup studiuesish kinezë nga Nankini.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366191

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Historia e Masakrës së Nankinit njihet si një nga faqet më të errëta në historinë botërore të shekullit XX.  Sidoqoftë, për arsye të ndryshme, kjo tragjedi historike mbeti relativisht e panjohur për publikun e gjerë në Perëndim deri më 1997, kur u botua libri popullor i Iris Chang-ut, Përdhunimi i Nankinit: Holokausti i harruar i Luftës së Dytë Botërore.Qysh atëherë, kjo temë ka tërhequr më shumë vëmendje. Njëkohësisht, mohimi i vazhdueshëm i Masakrës nga studiuesit dhe politikanët japonezë të së djathtës, e bën këtë çështje jo thjesht një ngjarje historike, por edhe pjesë të diskursit politik, sidomos në shtetet e Azisë Lindore. 

Nga rënia e qytetit, mizoritë, përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të shpëtuar refugjatët e deri te gjyqet e kriminelëve të luftës, libri ofron një histori të plotë të masakrës nga këndvështrimi kinez, japonez e perëndimor.

Libri bazohet në mënyrë të konsiderueshme në një përmbledhje burimesh të sapobotuar. Në fillim të vitit 2000, profesor Zhang Xianweni i Universitetit të Nankinit, së bashku me studiues në 20 universitete dhe institucione të kërkimit shkencor në Kinë dhe jashtë saj, udhëhoqi një ekip në mbledhjen e të gjitha burimeve historike rreth Masakrës së Nankinit në mbarë botën, përfshirë dokumente qeveritare të arkivuara, artikuj gazetash, kujtime vetjake të të mbijetuarve e pjesëmarrësve dhe shumë burime të tjera që lidhen me ngjarjen.

Kjo përpjekje e jashtëzakonshme çoi në botimin e 72 vëllimeve histori - gati 40 milionë karaktere kineze - që tani përbëjnë përmbledhjen më gjithëpërfshirëse rreth kësaj çështjeje. Përmbledhja është një kontribut mjaft i madh në studimin e Masakrës së Nankinit në veçanti, por gjithashtu ofron njohuri të mëtejshme për mizoritë e luftës dhe gjenocidin në përgjithësi. 

 

Të dhëna

Faqe464
ISBN9789928366191
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIljaz Spahiu
HistoriBota