Kërko më tej
Subcategories
Poeti, kritiku dhe pedagogu i letërsisë bashkëkohore Arben Prendi vjen për herë të parë me një përmbledhje me 28 tregime, të shkruara përgjatë një periudhe kohore 1993 – 2018. Ky është një botim i përgatitur nga shtëpia botuese SCHNELL. Këto tregime në mënyrë artistike komunikojnë me tema mitike, historike dhe të jetës së përditshme të shoqërisë shqiptare.
Në këtë libër janë përmbledhur disa studime të realizuara gjatë pesë viteve të fundit, në forma të ndryshme, në formën e artikujve monografikë, kumtesave etj., të cilat janë botuar kohë pas kohe në revista shkencore, apo janë mbajtur në konferenca shkencore të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.
Kjo vepër poetike përfshin një përzgjedhje të krijimtarisë më të mirë të këtij poeti. Ajo është e strukturuar në shtatë cikle. Poezitë janë të natyrës meditative dhe reflektive, të shkruara në gegnisht, të ngjyrosura me momente të veçanta jetësore, si; vetmia, trishtimi, dashunia, dhembja, vuejtja; e kaluemja, e tashmja, e ardhmja; jeta dhe vdekja, etj....
"Lule të këputura", mbeti një punë e pakryer, njëlloj si Simfonia e Schubertit, ndaj ndoshta edhe përqasja me muzikën. Veçse koha e pakryer, semiotikisht është një kohë foljore e bukur: ajo bart të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Ndaj është një kohë e pakohë, që të ndërmend amshimin. Njëlloj siç mbeten të amshuara edhe poezitë e Baudelaire, të cilat...
Ky liber perfshin 29 rrëfenja të reja te zgjedhura per pandemine boterore nga redaktorët e The New York Times Magazine
Ky libër nuk ofron premtime boshe por një program të menduar me shumë kujdes për të përfituar sa më shumë nga puna, jeta, martesa dhe komuniteti në të cilin jetoni. Ai ju rrëfen se nuk keni pse të jeni intelektual apo të keni lindur me talent për të pasur sukses në jetë dhe për të arritur kënaqësi, por duhet të mësoni dhe kuptoni shprehitë e të menduarit...
Duke analizuar historinë, ai u rekomandon njerëzve të jenë racionalë në veprimet e tyre politike, por, gjithashtu, vëren se një tiran i meriton të gjitha sharjet, ndërsa një themelues republike i meriton të gjitha lavdërimet. Këto ese vijnë në shqip për herë të parë.
Mitologjia është tërësia e miteve të krijuara nga njerëzit në lashtësi, me të cilat ata shpjegonin dukuritë natyrore, sëmundjet, marrëdheniet personale dhe familjare, luftërat…
Nje nga mjeshtrat e poezise shqipe te shekullit te XX, Azem Shkreli, vjen me nje permbledhje poetike, pergatitur dhe perzgjedhur per lexuesin plot shije nga studiuesi i njohur, Anton Nik Berisha. Permes saj, breza te ndryshem lexuesish kane mundesine qe te prekin magjine poetike te ketij autori te spikatur te letrave tona
Dhimiter Pojanaku vjen me nje tjeter permbledhje poetike, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri. Ne kete botim Pojanaku sjell nje nivel te eperm te levrimit te poezise, duke u renditur mes poeteve bashkekohore shqiptare me cilesore.
"Ne jemi krijesa në kërkim të kuptimit", kam shkruar unë, "dhe duhet të përballemi me fatkeqësinë që jemi hedhur në një univers, i cili në thelb nuk ka asnjë kuptim".
Emmanuel Carrère është përpjekur të hyjë në ndërlikimet e mendimit të një psikopati, vrasësi dhe gënjeshtari. I dënuar në korrik 1996, Jean-Claude Romand u lirua në qershor 2019, me kusht, dhe mbahet aktualisht nën mbikëqyrje.
Shtepia botuese Franceskane sjell ne nje vellim te vetem te gjithe sagen me 3 vellime Rrno vetem per me tregue, te At Zef pllumit, - vleresuar si deshmia me tronditese e shkruar ne shekullin e XX nga kleriku katolik. Ky botim special eshte pergatitur nen redaktimin e Aurel Plasarit.
Iris Halili vjen me një libër me studime letrare në fushën e psikanalizës, ku përmblidhen përvojat dhe leximet e një periudhe gati 20-vjeçare. Në përgatitjen e këtij botimi ka qenë e përfshirë edhe Romelda Bozhani, ish-studente e autores. Pjesë e librit janë edhe përshtypjet e një grupi ish-studentësh. Libri del me 16 nentor ne treg.
Një histori se si shtetarët u pajtuan me një forcë edhe më të fuqishme se ata vetë - forcën e nacionalizmit - ky është mbi të gjitha një libër për mënyrën sesi njerëzit vendosën ta shihnin botën e tyre ndryshe dhe, me një kosto shpesh të tmerrshme për veten dhe familjet e tyre.
Studiuesja e artit Eleni Laperi na sjell në një botim të plotë mbështetur në fakte e dokumente, në dëshmi dhe artikuj, botime periodike, arkiva shqiptare dhe të huaja, nga bisedat me studiues, pasardhës të familjeve të artistëve etj., figurën e KOL IDROMENOS si themelues të artit realist shqiptar.
Për herë të parë një botim i plotë për Ismail Qemalin si LIDERSHIP Një libër që duhet ta ketë çdo shqiptar në bibliotekën e tij! Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë libri non-fiction, nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023.
Perikliu përshkruan mënyrën si i shikonin gjërat Athinasit duke përmendur dy bindje, që në thelb, janë parimet mbi të cilat mbështeten të gjitha sa kishte thënë.
Një perimtim mjeshtëror i provincializmit dekadent. I përshkruar përmes shthurjeve të mundshme të njeriut ne qytetin e Meksikos, të ngjizura prej këtij argjendari se gjuhes qe quhet Carlos Fuentes. Me këto tregime, të botuara tash e 30 vjet, Fuentesi e përforcon vendin e vet si romancier thelbësori bumit latino-amerikan dhe si tregimtar i shkëlqyer.
Prof. Dr. Ardian Civici ka dale me nje botim per monedhat digjitale duke sjelle shume kendveshtrime pro dhe kunder perdorimit te tyre
Një përmbledhje përzgjedhëse e prozës sime të shkurtë, kryesisht parabola, gjatë tridhjetë viteve krijimtari letrare. Me përjashtim të ndonjë korrektimi gjuhësor, prozat nuk janë prekur, duke ruajtur kështu gjurmët dhe ndjeshmërinë e kohës kur janë shkruar.