Kërko më tej
Subcategories
Profeti Muhammed, Profeti i Islamit padyshim është një nga personalitetet më të diskutuara të historisë së njerëzimit. Në këtë biografi të tij, gjurmohet gjallërisht e natyrshëm jeta e tij deri në detaje. Lexuesi do të arrijë një depërtim autentik në historinë jetësore të një njeriu, i cili si askush më parë e ndryshoi historinë e njerëzimit.
Në këtë libër Mirza Bashir-ud-Din Mahmud Ahmed, parashtron dhjetë argumente nga Kurani i Shenjtë për të treguar me forcë bindëse se ekzistenca e Zotit mund të vërtetohet me siguri të plotë dhe në një mënyrë që nuk mund të hidhet poshtë.
Janë vetëm shtatë vargje por secili prej tyre mbart një det kuptimesh dhe dijesh. E tillë është surja El-Fatiha, kaptina e parë e Kuranit të Shenjtë. Me një depërtim të thellë në këtë sure, lexuesi kupton që ajo është si një prizëm, të cilën nga do ta kthesh, tregon ngjyra të reja. I tillë është ky komentim brilant i kësaj kaptine të Kuranit. Libri ndër...
Në këtë libër, Mirza Masrur Ahmedi, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia paralajmëron botën për rreziqet që vijnë me shpejtësi drejt saj dhe e udhëzon sesi ajo t’i shpëtojë shkatërrimit e të ndjekë rrugën për të arritur paqen.
Libri më i mirë për financat personale per me shume se dy dekada e gjysem vjen me një botim të ri pas suksesit 25-vjeçar që ka pasur, duke formuar dhe ndihmuar me miliona njerëz që të çlirohen nga prangat e mungesës së parasë. Në këtë botim të ri kemi 9 kapituj sesionesh studimi që ju udhëzojnë gjatë kohës që lexoni, ri-lexoni, diskutoni dhe studioni këtë...
Autori dhe mentori i financave personale Robert T. Kiyosaki zhvilloi perspektivën e tij unike përmes pikëpamjeve shumë të ndryshme që sjellin dy baballarët e tij: Babai i biznesit dhe babai i njohurive. Ky tekst parashtron filozofinë e Kiyosaki dhe marrëdhënien e tij me paranë.
Ky është një libër për ndryshimin e paradigmës, për shikimin e botës në një mënyrë tjetër. Ky libër të mëson të bësh gjëra ndryshe ose thjesht, të bësh gjëra të ndryshme. Krahasuar me babin e pasur, babin e varfër, sjell elemente që të ndihmojnë për të hequr shumë pengesa emocionale rreth parasë dhe biznesit parë përmes historive edukative. Pra, nëse...
Poeti, kritiku dhe pedagogu i letërsisë bashkëkohore Arben Prendi vjen për herë të parë me një përmbledhje me 28 tregime, të shkruara përgjatë një periudhe kohore 1993 – 2018. Ky është një botim i përgatitur nga shtëpia botuese SCHNELL. Këto tregime në mënyrë artistike komunikojnë me tema mitike, historike dhe të jetës së përditshme të shoqërisë shqiptare.
Në këtë libër janë përmbledhur disa studime të realizuara gjatë pesë viteve të fundit, në forma të ndryshme, në formën e artikujve monografikë, kumtesave etj., të cilat janë botuar kohë pas kohe në revista shkencore, apo janë mbajtur në konferenca shkencore të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.
Kjo vepër poetike përfshin një përzgjedhje të krijimtarisë më të mirë të këtij poeti. Ajo është e strukturuar në shtatë cikle. Poezitë janë të natyrës meditative dhe reflektive, të shkruara në gegnisht, të ngjyrosura me momente të veçanta jetësore, si; vetmia, trishtimi, dashunia, dhembja, vuejtja; e kaluemja, e tashmja, e ardhmja; jeta dhe vdekja, etj....
"Lule të këputura", mbeti një punë e pakryer, njëlloj si Simfonia e Schubertit, ndaj ndoshta edhe përqasja me muzikën. Veçse koha e pakryer, semiotikisht është një kohë foljore e bukur: ajo bart të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Ndaj është një kohë e pakohë, që të ndërmend amshimin. Njëlloj siç mbeten të amshuara edhe poezitë e Baudelaire, të cilat...
Ky liber perfshin 29 rrëfenja të reja te zgjedhura per pandemine boterore nga redaktorët e The New York Times Magazine
Ky libër nuk ofron premtime boshe por një program të menduar me shumë kujdes për të përfituar sa më shumë nga puna, jeta, martesa dhe komuniteti në të cilin jetoni. Ai ju rrëfen se nuk keni pse të jeni intelektual apo të keni lindur me talent për të pasur sukses në jetë dhe për të arritur kënaqësi, por duhet të mësoni dhe kuptoni shprehitë e të menduarit...
Duke analizuar historinë, ai u rekomandon njerëzve të jenë racionalë në veprimet e tyre politike, por, gjithashtu, vëren se një tiran i meriton të gjitha sharjet, ndërsa një themelues republike i meriton të gjitha lavdërimet. Këto ese vijnë në shqip për herë të parë.
Mitologjia është tërësia e miteve të krijuara nga njerëzit në lashtësi, me të cilat ata shpjegonin dukuritë natyrore, sëmundjet, marrëdheniet personale dhe familjare, luftërat…
Nje nga mjeshtrat e poezise shqipe te shekullit te XX, Azem Shkreli, vjen me nje permbledhje poetike, pergatitur dhe perzgjedhur per lexuesin plot shije nga studiuesi i njohur, Anton Nik Berisha. Permes saj, breza te ndryshem lexuesish kane mundesine qe te prekin magjine poetike te ketij autori te spikatur te letrave tona
Dhimiter Pojanaku vjen me nje tjeter permbledhje poetike, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri. Ne kete botim Pojanaku sjell nje nivel te eperm te levrimit te poezise, duke u renditur mes poeteve bashkekohore shqiptare me cilesore.
"Ne jemi krijesa në kërkim të kuptimit", kam shkruar unë, "dhe duhet të përballemi me fatkeqësinë që jemi hedhur në një univers, i cili në thelb nuk ka asnjë kuptim".
Emmanuel Carrère është përpjekur të hyjë në ndërlikimet e mendimit të një psikopati, vrasësi dhe gënjeshtari. I dënuar në korrik 1996, Jean-Claude Romand u lirua në qershor 2019, me kusht, dhe mbahet aktualisht nën mbikëqyrje.
Shtepia botuese Franceskane sjell ne nje vellim te vetem te gjithe sagen me 3 vellime Rrno vetem per me tregue, te At Zef pllumit, - vleresuar si deshmia me tronditese e shkruar ne shekullin e XX nga kleriku katolik. Ky botim special eshte pergatitur nen redaktimin e Aurel Plasarit.
Iris Halili vjen me një libër me studime letrare në fushën e psikanalizës, ku përmblidhen përvojat dhe leximet e një periudhe gati 20-vjeçare. Në përgatitjen e këtij botimi ka qenë e përfshirë edhe Romelda Bozhani, ish-studente e autores. Pjesë e librit janë edhe përshtypjet e një grupi ish-studentësh. Libri del me 16 nentor ne treg.
Një histori se si shtetarët u pajtuan me një forcë edhe më të fuqishme se ata vetë - forcën e nacionalizmit - ky është mbi të gjitha një libër për mënyrën sesi njerëzit vendosën ta shihnin botën e tyre ndryshe dhe, me një kosto shpesh të tmerrshme për veten dhe familjet e tyre.