Kërko më tej
Subcategories
Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.
Një libër i strukturuar me mjeshtëri të jashtëzakonshme, ku suspansa e ankthi sa vijnë e rriten dhe tensioni shtohet. Romani hapet me vrasjen brutale, ose më mirë me masakrën, e një familjeje në Stokholm: prindërit dhe vajza e vogël e familjes janë gjetur të vdekur. I vetmi i mbijetuar është djali i shtëpisë, pesëmbëdhjetëvjeçari Jozef Eku.
Libri ofron njohuri të gjera për historinë kineze, duke i dhënë mundësi lexuesit të njohë vlerën e qytetërimit përmes historisë; të njohë saktësinë e historisë përmes qytetërimit. Ai fokusohet te proceset shoqërore, të mënyrës së jetesës dhe të zhvillimit, për të ilustruar ideologjitë dhe idetë.
"Klasa" është një ndër romanet e autorit Erik Segal dhe klasifikohet si best seller. Në këtë roman pershkruhen pesë jetë, pesë histori dashurie dhe portreti i një brezi.
Përdoreni këtë libër që iu ndryshon karrierën për të shfrytëzuar burimin e vetë gjenialitetit tuaj intuitiv
Ky libër është i domosdoshëm të lexohet nga çdo shitës profesionist që kërkon ta rritë karrierën e tij dhe të krijojë një të ardhme të suksesshme.
40 receta të krijuara mbi bazën e traditës italiane, të zgjedhura për një menu plotësisht vegjetariane nga Academia Barilla: specialitete të rajoneve, pjata të famshme klasike dhe shumë të tjera autentike dhe të reja.
40 receta ëmbëlsirash joshëse “made in Italy” të zgjedhura nga Academia Barilla, që ruajnë ekuilibrin mes tradicionales dhe krijimeve të reja: kryevepra të artit modern të pastiçerisë dhe shumë të tjera që janë krenari e kuzhinave të ndryshme rajonale.
Cmimet është një novelë e shkruar nga Erik Segal në vitin 1995. Kjo novelë tregon historinë e tre karaktereve kryesorë: Adam Kupersmith (një imunolog gjeni), Sandi Raven (një biolog) dhe Izabela Da Kosta (një fëmijë gjeni me prespektivën për të fituar cmimin Nobel në Fizikë)
Habia është aftësia për të pyetur për një dukuri të qartë, dmth për diçka që na pengon ta shohim dhe ta kuptojmë botën në çast. E para prej dukurive është vetë qenia, pra ekzistenca e materies dhe e botës. Prej kësaj çështjeje, kaq e thjeshtë në pamje të parë, shekuj më parë lindi në Greqi ai lloj meditimi që nuk ka rreshtur së dhëni hov mendimit: filozofia.
Libri sipas botimit të pas vdekjes së autorit, të vitit 1833. - Në fund të bot. një katalog i veprave të cituara dhe shënime mbi tekstin.
Vazhdim i romanit të famshëm Histori dashurie. Dy vjet pas humbjes së dashurisë së jetës së tij, Oliver mendon se nuk do të dashurojë më kurrë derisa një ditë takon një grua të bukur dhe misterioze.
Një eksperiment që doli me sukses, një prozë moderne që lidh thellësinë filozofike dhe depërtimin filozofik rreth kuptimit të jetës, - një model sesi jeta nuk arrin të sfidojë përballë vdekjes por njëherësh është edhe një udhëtim i fuqishëm letrar në mendjet e lexuesve të çdo kohe. Prandaj, është listuar si vlerë e përhershme letrare dhe rekomandohet në...
“Kur bota jonë u bë e krishterë” është një libër i jashtëzakonshëm mbi botën njerëzore, fetare dhe politike. Shkruar nga një prej historianëve kryesorë të Francës, Paul Veyne, i cili shtjellon një çështje të madhe: Si ishte e mundur që krishterimi, si “kryevepra e shpikjes fetare”, arriti që në mes të viteve 300 dhe 400 pas Krishtit, ta vendosë veten mbi...
Inati, rrëfenja për arsimimin e një të riu mes mundësive tmerruese dhe pengesave të pashpjegueshme të jetës, është një kontribut i fuqishëm në zhbirimin që Roth i bën ndikimit të historisë amerikane mbi jetën e individit të brishtë.
Ide të thjeshta për një dashuri të përjetshme... Shumë stres dhe pak dashuri! Kjo është përditshmëria jonë, rutina jonë ndaj ndaloni pak dhe reflektoni.... Sa pak thoni "TË DUA", sa rrallë e dëgjoni "TË DUA"!
E para përmbledhje e plotë, në formën e një guide që sjell një dhjetor magjik, të mbushur me histori dhe rrëfenja, këshilla arredimi dhe shumë e shumë receta gatimi.
Vajza e Pirenejve është një roman i bukur dhe thellësisht prekës që ngre në piedestal pathyeshmërinë e shpirtit njerëzor dhe qëndrueshmërinë e grave në luftë. Ky është një roman që lartëson njeriun dhe jetën.
Me anë të kësaj metode ju: Hani nga ushqimet tuaja të preferuara sa të doni, kur të doni dhe sa herë të doni dhe do të keni peshën e duhur, pa mbajtur dietë, pa u ushtruar në palestër, pa përdorur forcën e vullnetit dhe pa u ndier të privuar.
Një përshkrim gazetaresk i historisë së Xhon Alitës në familjen kriminale Gambino dhe rolit të tij në gjyqet federale të Xhunior Gotit dhe ?arls Karnelias.
Jemi në gjysmën e parë të viteve 1800 dhe tregimtarja jonë, na rrëfen historitë e qytezës që vëzhgohet nga sytë e vëmendshëm të mikeshave të saj fisnike, të cilat janë edhe protagonistet e jetës së saj sociale.
Madalena Harti është një vajzë e bukur, e zgjuar dhe e etur për sukses, me një të ardhme të ndritur në qeverinë britanike. Ajo vjen nga një fëmijëri e varfër, por mbart edhe një të fshehtë të errët: është e dashura e kryeministrit Xhonatan Lankaster. Pasi Madalena zhduket në ishullin e Korsikës, mësohet se rrëmbyesit e saj janë në dijeni të këtij fakti...
Si u bënë tre drogamanë nga Majami Biçi trafikantët më të pazakontë në histori. Rrëfimi në detaje për aferën 300 milionë dollarë që shpërtheu në Gërdec. Lojet mafioze mes Tiranës dhe Uashingtonit
A ka një personalitet politik më misterioz dhe më të veçantë sesa Silvio Berluskoni në këto dekada? Vështirë të gjesh një të tillë. Arrogant, batutaxhi, qejfli femrash, i thjeshtë, i shkathët, praktik, kavalieri i rrëfehet gazetarit amerikan Alan Friedman, ashtu siç ai di: E gjithë jeta në biznes dhe politikë; ngritja e perandorisë mediatike, fitorja në...
Një histori prekëse dhe frymëzuese e vendosur në Birmani, e cila zbulon një dashuri të mbushur me vështirësi dhe pasion, që do t’ju rikthejë besimin te fuqia e dashurisë për të lëvizur malet. Ky libër vjen për të gjithë ata që nuk reshtin së ëndërruari dashuritë përrallore dhe shohin te dashuria kuptimin më të bukur të jetës
"Femrat që kam njohur gjatë jetës sime kanë qenë ose kurva ose ish – prostituta." Kështu është shprehur gjatë një interviste Bukowski. "Femrat" është pikërisht romani ku ai shpalos hapur marrëdhëniet e veta komplekse me seksin e bukur.
Një shtyllë e letërsisë bashkëkohore mbi domethëniet e të qenit grua, e re, e bukur dhe e talentuar.
Pasi i kishin njohur rezultatet praktike të arritura për veten dhe prej atyre njerëzve, të cilët kishin bërë pyetje të mençura lidhur me zbatimin e parimeve të Ligjit të Tërheqjes në fushën e financave, kushteve trupore dhe marrëdhënieve, ndërsa pasi i kishin zbatuar më vonë me sukses përgjigjet e Abrahamit për situatat e veta, Xherri dhe Esteri morën një...
Ky libër është një pasqyrë e qartë për efektet pozitive të mendimit përfundimtar që të flakim çdo pretekst që dezorientron jetën tonë.
Ne kete liber jepen keshilla dhe sugjerime te vlefshme per te bere nje jete larg tiranise se konsumit dhe etjes per te siguruar me cdo kusht mjete materiale.
Anjeza Brauni është një grua e fortë mjaft e fortë për t'u përballur me vejërinë, shtatë fëmijët, apartamentin me qira dhe rraskapitjen e përditshme me tezgën e saj në rrugën "Moore". Por edhe gruas më të fortë i lipset pak ndihmë dhe një ëndërr për t'i dhënë forcë të vazhdojë...