I ri Femija yne i brendshem Shiko më të madhe

Femija brenda teje

Stefanie Stahl BAT0320

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nga Stefanie Stahl, autorja nr. 1 në Gjermani erdhi libri që e kishim pritur me padurim pasi konsiderohet çelësi për zgjidhjen e (thuajse) të gjitha problemeve. Nëpërmjet ushtrimeve praktike do ta njohim Fëmijën e Brendshëm jo vetëm si “Fëmija i Errësirës” por edhe si “Fëmija i Dritës”. Ushtrimet do të na ndihmojnë të hedhim pas krahëve eksperiencat e hershme negative, duke na orientuar drejt mënyrave të  reja të sjelljes, nëpërmjet të cilave do të mundemi të krijojmë marrëdhënie dhe një jetë më të lumtur.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Jetart
ISBN9789928468277

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Fëmija brenda nesh” është pjesë shumë e rëndësishme e pavetëdijes sonë, një përmbledhje e frikërave, shqetësimeve, nevojave, të cilat i kemi përjetuar që në fëmijërinë e hershme. Eksperiencat negative dhe pozitive gjatë fëmijërisë janë të ngulitura thellë në pjesën tonë të pavetëdijshme. Të parat qëndrojnë eksperiencat negative, të cilat na krijojnë vështirësi kur rritemi. Sepse “Fëmija i Brendshëm” përpiqet që t’i largojë ngjarjet lënduese të përjetuara në fëmijëri.

“Fëmija ynë i Brendshëm” në një mënyrë të pavetëdijshme ka një ndikim të madh te ndjenjat, mendimet dhe veprimet tona. Madje, shumë më tepër nga ajo që mund të kuptojmë.

Por si mund ta rifitojmë mungesën e besimit?

Fëmija brenda nesh duhet ta rigjejë folenë, shpjegon psikoterapistja Stefanie Stahl. Pasi, ai që nuk e ka një fole të brendshme nuk gjen dot as edhe një të jashtme.

Marrëdhënie të lumtura nëpërmjet besimit të hershëm. Të gjithë kemi nevojë për t’u ndierë të pranuar dhe të dashur. Vetëvlerësimi dhe besimi i hershëm krijohen gjatë fëmijërisë dhe na shoqërojnë gjithë jetën. Eksperiencat jo të mira ndikojnë dhe përcaktojnë në mënyrë të pavetëdijshme ndërtimin e marrëdhënieve tona.

Autorja e suksesshme Stefani Stahl sjell një qasje të re e të dobishme rreth “Fëmijës së Brendshëm”, në të cilën trajtohet “Fëmija i lënduar i Errësirës”. Aty gjenden Fjalitë Bindëse negative dhe ndjenjat që lindin si pasojë e tyre. Nëse arrijmë të miqësohemi me të, shfaqet “Fëmija i Dritës”- një qenie e fortë dhe plot energji, që na mundëson marrëdhënie të lumtura.

Të dhëna

Faqe280
ISBN9789928468277
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDrilona Tahiri