Elena Ferrante A-005929
Libër i ri
Elena Ferrante e zhyt bisturinë e saj mes hipokrizive të borgjezisë moderne, nxjerr në pah mashtrimin dhe vetëmashtrimin që përdorin njerëzit për të përligjur veprimet e veta.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | PEGI | |
Xhovana është një vajzë në prag të adoleshencës, pikërisht në atë kapërcyell të jetës mes fëmijëris ë dhe moshës së rritur. Fytyra e saj e bukur prej fëmije po shndërrohet dalëngadalë dhe po merr tiparet e një adoleshenteje të shëmtuar dhe të egër.
Por a është vërtet kështu? Dhe në cil ën pasqyrë duhet të shihet për t ë gjetur dhe për të shpëtuar veten?
Xhovana kërkon pasqyrimin e saj në dy faqe të një qyteti që e kanë frikë dhe e urrejnë njëra-tjetrën: Napoli i sipërm, i veshur me një maskë elegance dhe Napoli i poshtëm, vendi i vulgaritetit dhe lapërdhive. Ajo kapërcen sa nga njëra anë e qytetit në tjetrën, në kërkim të së vërtetës, por asnjëra anë nuk duket t’i japë përgjigje apo shpëtim.
Në kërkimin e saj të dëshpëruar, Xhovana do të zbulojë jetën e dyfishtë të prindërve të saj, mashtrimet dhe gënjeshtrat e tyre, të cilat do ta hedhin vajzën në qorrsokakë të tjerë.
Për të përballuar jetën dhe përditshmërinë, njerëzit gënjejnë, mbi të gjitha gënjejnë veten. Në çastet kur faji dhe turpi i kanosen ndërgjegjes, kur këto ndjenja tronditin bindjet tona më të thellë për imazhin që kemi për veten, gënjeshtrat apo “përrallat e bukura” duket se na vijnë në ndihmë për të na mbrojtur nga përballja me realitetin.
Rinia e trazuar, lidhjet familjare të rreme dhe mbytëse, dashuria, e vërteta lakuriqe, tradhtia, dhe jo vetëm ajo bashkëshortore, miqësitë e sëmura, krizat e identitetit përbëjnë brumin mbi të cilin Ferrante sfidon mitin e familjes së lumtur dhe na shoqëron në këtë udhëtim të vështirë rritjeje.
“Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” ka të bëjë para së gjithash me adoleshencën – një periudhë kur mashtrimi dhe vetëmashtrimi janë në shkallën e tyre më të lartë dhe, të rritesh, do të thotë t’i nxjerrësh të palarat në shesh vetes dhe të tjerëve. Por jo vetëm kaq. Personazhet e Elena Ferrante-s jetojnë me emocione të jashtëzakonshme, pasione përpirëse dhe, sado ata bëjnë çmos të fshehin gënjeshtra të dhimbshme, jeta u nxjerr në pah të vërteta tronditëse.
Kritika
Struktura e thellë e psikikës së personazheve është e njëjta: dashuria mbetet në qendër të jetës s ë këtyre vajzave më shumë se ç’duhet; dashuria ngatërrohet me seksin; dëshira më shumë sesa i verbon personazhet, u rrëmben aftësinë e gjykimit dhe e vë këtë në shërbim të saj.
New York Times
Personazhet më të gjalla të Ferrante-s janë gjithnjë të hapura ndaj ndikimit reciprok. Ata ndryshojnë dhe zhvendosen pikërisht aty, në fletë, kundër vullnetit të tyre, mu përpara syve tanë.
The National Book Review
Pastërtia e adoleshencës spërkatet vazhdimisht me gjak, spermë, intimitet të tradhtuar, papërshtatshmëri shoqërore dhe kulturore, një “dhembje e trazuar pa shëlbim” që, faqe pas faqeje, gërmon gropën që do ta ndihmojë Xhovanën të rritet.
Il Fatto Quotidiano
Nuk ka asnjë dyshim, botimi i romanit “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” do të jetë ngjarja letrare e vitit.
Elle Magazine
Ferrante vë përballë njëra-tjetrës klasin dhe vlerën, fenë dhe besimin, besnikërinë dhe sekretet, seksualitetin dhe virgjërinë si mënyra për të humbur dhe për të fituar pushtet.
The Book Reporter
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 344 |
| Titulli origjinal | La vita bugiarda degli adulti |
| Redaktori | Aida Baro |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Agim Doksani |
| Roman | Sagë&Histori |
Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë.
Një libër që duket sikur njeh vendin ku jetoni ju, një libër që ngjan i shkruar për ju, që duket personal dhe gjithëpërfshirës, një libër që nuk duhet lënë t’ju ikë pa e njohur. Autorja e këtij romani Mikesha Gjeniale, Elena Ferrante, konsiderohet si shkrimtarja bashkëkohore më me ndikim në letërsinë e ditëve tona
Një roman përpirës, rrëzëllitës, i jashtëzakonshëm, pjesë e një sage epike, mbi absurditetin, kompleksitetin dhe bukurinë e qenies njerëzore. Pas “Mikesha gjeniale”, nuk ka arsye të mos e lexosh menjëherë vazhdimin e kësaj sage me “Mbiemri i ri”......
“Kjo është një histori grash, e rrëfyer me shumë vërtetësi; më tepër se një vëzhgim, kjo është jeta e jetuar dhe e ndier në lëkurë.” Tashmë vjen në shqip edhe vëllimi i tretë i Sagës Napoletane
"Historia e vajzës së humbur" është vëllimi i katërt dhe i fundit i "Mikeshës gjeniale", sagës që e ngriti autoren në shkallën e një prej shkrimtareve më të mira në botë. Prandaj Guardian shkruan për këtë sage: “Kurrë më pare s’është botuar diçka e tillë”
Një projekt i madhërishëm, një sagë me katër libra ku rrëfehet miqësia femërore, ajo midis Lilës dhe Elenës, që nga fëmijëria, në Napolin e pasluftës, e deri në ditët tona: Një histori që duket sikur njeh vendin ku jetoni ju, një libër që ngjan i shkruar për ju, që duket personal dhe gjithëpërfshirës. Autorja e kësaj sage të përkthyer në 40 vende të...