Artini eshte shtepi botuese ne Prishtine, e cila eshte e fokusuar kryesisht tek botimet ne fushen akademike dhe universitare ne Kosove
Kini kujdes se si e dekurajoni apo refuzoni t’ia veshin atij zëri të brendshëm që ju porosit të ecni përpara, se nëse e bëni këtë ai do të bëhet gjithnjë e më pak këmbëngulës derisa më në fund do të pushoj së nxituri, dhe kur ambicia vdes, përkeqësimi ka filluar. Ajo thirrje e brendshme për të shkruar përpara, për t’u përpjekur nga një e mirë më e lartë,...
Bazuar në hulumtimet më të fundit, zhvillimet qendrore në politikë, shoqëri, ekonomi dhe kulturë krahasohen në mënyrë transnacionale, duke i bërë të qarta dallimet dhe ngjashmëritë mes shteteve të veçanta të Ballkanit, por edhe të mbarë rajonit në kontekstin evropian.
Fati i shqiptarëve çamë është një nga sekretet më të errëta të historisë moderne evropiane. Ky koleksion i rëndësishëm dokumentesh - shumë jprej tyre të pabotuara deri më tani - hedh një dritë shumë të nevojshme. Do të jetë me vlerë të madhe jo vetëm për historianët Greqisë dhe Ballkanit, por edhe të kujtdo që dëshiron të kuptojë situatën e sotme të...
Ky libër përmbanë kapituj bazik në rrugën e realizimit të një filmi. Studimet e gjata në procesin e bërjes së filmit, duke u ndaluar në të gjitha etapat e tij, që nga ideja, historia, editimi, teknologjia dhe përfshirja e ekspertëve në realizimin e tij. Një pergatitje nga Valmir Tertini, që u adresohet jo vetem studenteve të akademisë se arteve por edhe...
Ky është një nga librat më të thelluar për studimin e historisë, shoqërisë dhe kulturës shqiptare nga albanologu Robert Elsie. Është nga veprat e fundit që la autori para se të ndahej nga jeta. Në këtë libër trajtohen 69 fiset shqiptare, me një historik të shkurtër dhe me drejtuesit e tyre. Noel Malkolm shkruante: asnjëri nuk do të mund ta bënte këtë më...
Ky libër, është historia e parë moderne gjithëpërfshirëse e Shqipërisë së veriut dhe është një hyrje në kohë dhe e arritshme për një rajon të largët dhe të paarritshëm.
Ky libër synon që të zgjidhë problemet personale që lidhen me paranë, falë rishikimit të parabolave antike babilonase. Clason i rikthehet Babilonisë, ku nënvizon se janë ndërtuar themelet e sistemeve tona dhe besimet monetare. Duke studiuar së bashku me të anekdotat antike (si të ishim qytetarë të atij civilizimi) mund të vlerësojmë paranë, të mësojmë si...
Libri “Sistemi i suksesit” për një kohë të shkurtër pati shumë lexues në rajone të ndryshme gjuhësore. Vetëm në Gjermani u botua 14 herë. Çfarë e nxiti gjithë këtë interesim? Vetë shkrimtari këtë interesim e shpjegon me rëndësinë e problemit të cilin përpiqet ta ndriçojë. Megjithatë, vetë problemet nuk mjaftojnë ta shpjegojnë suksesin e jashtëzakonshëm të...
Ky libër, i cili kombinon zbatimin praktik të teknikave të historisë K gojore me analizën teorike të rezultateve, e ka origjinën në një kurs që u mësoj studentëve të diplomuar në Universitetin e Glasgow-it.
Ky është vëllimi i dytë me poezi i Valmir Tertinit pas vëllimit “Por...” që vjen para lexuesve në dy gjuhë: shqip dhe anglisht. Ka 12 cikle apo qerthuj poetikë, përmes të cilave na njeh me shumë argumente nga jeta e shtresave të ndryshme, duke nisur nga ndjenjat vetjake dhe me përpjekjet e tij për të gjetur rrugëdalje në jetë.
Libri i sociologut Ibrahim Berisha, “Vdekja e Kolonisë”, vë në fokus situatën e Kosovës pas vitit 1912, kolonizimin e saj nga shteti serb dhe rrjedhimisht edhe situatën dhe të drejtat civile e politike të popullit shumicë, shqiptar.