I ri Mbreteria e askujt Shiko më të madhe

Mbreteria e askujt

T. J. Winnifrith MRE0053

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër, është historia e parë moderne gjithëpërfshirëse e Shqipërisë së veriut dhe është një hyrje në kohë dhe e arritshme për një rajon të largët dhe të paarritshëm.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Artini
ISBN 9789951282345

1 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Perandoria Romake, Bizantine dhe Osmane, pushtimi i huaj, komunizmi dhe konflikti fisnor: këto kanë qenë realitetet e jetës në Shqipërinë e veriut prej shekujsh.

Në këtë histori të pasur dhe gjithëpërfshirëse, Tom Winnifrith shqyrton shumë elementë të ndryshëm që kanë formësuar këtë rajon të pavarur dhe pak të njohur të Ballkanit. Ai eksploron ndarjen themelore midis jugut të Shqipërisë dhe veriut të saj misterioz, romantik më feudal, më fisnor, më katolik dhe më i prirur ndaj ndikimit austriak dhe italian.

Është gjithashtu një rajon më pak i prekur nga Greqia, e lashtë dhe moderne, dhe nga Bizanti mesjetar apo besimi ortodoks. Shqipëria e veriut, me një terren dhe klimë shumë më të ashpër se jugu i vendit, ka pasur tradicionalisht shumë pak respekt për ligjin dhe autoritetin, ndërsa banorët e saj mbeten të nënshtruar ndaj një kodi të lashtë nderi - kanunit - që kërkon gjakmarrje dhe hakmarrje të tmerrshme.

Mbretëria e Askujt gjurmon historinë e këtij rajoni jashtëzakonisht të bukur, të trazuar shpesh si nga pushtuesit ashtu edhe nga grindjet e brendshme, por duke ruajtur një identitet dhe karakter të veçantë kombëtar.

Nga origjina e saj në mbretërinë e lashtë të Ilirisë dhe provincën romake të Ilirikut, përmes sundimit bizantin dhe osman, dhënies së pavarësisë së Shqipërisë në 1912, ngritjes dhe rënies së komunizmit deri në demokracinë e saj të brishtë aktuale, Shqipëria e veriut mund të shihet si një vend kulturor, udhëkryq - veçanërisht i shquar duke pasur parasysh peizazhin e tij malor dhe të vështirë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe370
ISBN 9789951282345
Viti i Botimit2023
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
HistoriShqipëria