I ri Gjysma e qejfit Shiko më të madhe

Gjysma e qejfit

Shkëlqim Çela NA0242

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autori Shkëlqim Çela, fitues i Çmimit Kadare, vjen me një përmbledhje me tregime për lexuesit shqiptarë, hedhur në qarkullim nga Botimet “Naimi”.

Më shumë detaje

1107 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Naimi
ISBN9789928234933

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një harlisje magjike përmes detajeve, një autopsi e të kaluarës së afërt, e cila, edhe pse e varfër, e vrazhdë, pra, një bukuri që vret me monotoninë e vet, duke kaluar në laboratorin e një artisti, të zbukuron shpirtin dhe të iluminon mendjen. Një aftësi e çuditshme për të përcjellë realitetin e rëndomtë, rutinën e përditshme, pothuaj e paracaktuar nga "ai lart", duke e rimodeluar dhe ofruar te lexuesi si një mozaik ngjarjesh e personazhesh përmes të cilëve lexuesi rinjeh veten dhe kurthin ku e kanë shtënë. Nuk kam lexuar më parë një rrëfim kaq “prozaik” e njëkohësisht kaq fantastik; kaq të pa-anshëm e njëkohësisht kaq personal; aq ironik, sa edhe lirik dhe i dhembshur për jetën dhe fatin e tjetrit. Letërsia e këtij autori nuk ka heronj; as të luftës, as të punës, as të seksit. As vetë nuk bën apo luan heroin. Gjithsesi, nuk e distancon veten nga ata apo ajo që përshkruan; autori është njëri nga personazhet e tij, madje, kryesori, pavarësisht se me emër del vetëm në kopertinë. Çdo lexues i shqipes, pavarësisht se ku ka jetuar apo jeton, nga është apo i kujt është, mund të mos e ketë takuar kurrë autorin, por kur ta lexojë librin e tij, do të thotë: si nuk e mbaj mend që dikur jam njohur me këtë Shkëlqim Çelën. Sa pak shkrimtarë të tillë kemi që nuk shesin, por bëjnë art!

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe280
ISBN9789928234933
RedaktoriNaim Zoto
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë