I ri Kompleksi im i Edipit dhe rrefenja te tjera Shiko më të madhe

Kompleksi im i Edipit dhe rrefenja te tjera

Frank O’Connor A-008858

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një përmbledhje me tregime që hedh dritë në komplekset më të hershme të njeriut, në ato më të errëtat dhe më të vështirat për t’u kapërcyer.

Më shumë detaje

11103 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928371317

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Me parathënie nga shkrimtari i njohur anglez Julian Barnes, “Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera” është një përmbledhje tregimesh e shkrimtarit irlandez Frank O’Connor, përzgjedhur nga Julian Barnes.

Në to, përmes rrëfimeve mbi fëmijërinë dhe martesën, seksin dhe fenë, luftën dhe pleqërinë, O’Connor-i shpalos në formën më të plotë zhdërvjelltësinë, humorin dhe mprehtësinë e tij. Ai përshkruan djelmosha, të bindur se janë gjeni apo që i ka kapërthyer rivaliteti me babanë e tyre, si dhe ushtarë të Ushtrisë Republikane Irlandeze, që duhet të marrin vendime të vështira në mes të një lufte topitëse. Diku tjetër, një grua e moshuar kërcënon të birin se do t’i shfaqet lugat, po të mos e varrosë në fshatin e origjinës, teksa një kurorë lulesh gati sa nuk shkakton skandal, sepse një dorë anonime e lë në funeralin e një prifti.

Në këto përjetime të bukura të jetës së zakonshme – sa komike, aq dhe tragjike – O’Connor-i portretizon çaste të parëndësishme, që na çojnë tek e vërteta psikologjike që qëndron në zemër të personazheve të tij.

Kritika

O’Connor-i po bën për Irlandën atë që bëri Çehovi për Rusinë.

William Buttler Yeats

Bujar në frymën që mbart, i mprehtë në perceptime, Frank O’Connor përçon freski dhe ëndje për lexuesin.

New York Review of Books

“Askund tjetër s’keni për të gjetur pamje më të gjallë, humoristike dhe thellësisht të kthjellët të Irlandës, sa në këto rrëfenja. Të gjithë kanë për t’i pëlqyer. Leximi fillon me shtangie dhe vijon duke mbajtur frymën, deri në fund.

Daily Telegraph

Teknikë e mrekullueshme të shkruari, përmes së cilës universalizohen rrëfenjat, pa prekur përmbajtjen e tyre lokale.

Observer

Frank O’Connor njihet prej kohësh si një nga tregimtarët më të shquar të këtij shekulli.

Time and Tide

Këto rrëfenja të përkryera lexohen vërtet si muzikë.

The Irish Press

Të dhëna

Lloji i botimitPaperback
Faqe566
ISBN9789928371317
Titulli origjinalMy Oedipus Complex and other stories
V. Bot2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSokol Çunga