Cmim i reduktuar! Oborri i mallkuar Shiko më të madhe

Oborri i mallkuar

Ivo Andriç A-004888

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Parabolë politike mbi tiraninë e pushtetit, por edhe një histori tejet njerëzore fatkeqësish, moskuptimesh, frike dhe injorance, Oborri i mallkuar është njëra prej veprave më të bukura të Andriçit, një rrëfim skajshmërisht prekës, i pasur me patos e tmerr, që di herë pas here të fshihet pas një ironie tejet njerëzore.

Më shumë detaje

96 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9994382969

300 Lekë

-40%

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Shkruar në vitin 1954, Oborri i mallkuar rrëfen historinë e Qamilit, një i ri në gjendje nga Izmiri, gjatë viteve të fundit të perandorisë otomane.

I tërhequr nga figura e Xhemit, vëllait të sulltan Bajazitit, i cili sundoi në Turqi në Katërqindën, Qamili, më në fund, beson se ishte rimishërimi i tij dhe se duhej të bashkëndante me të të njëjtin fat të hidhur: të bëhej viktimë e shtetit.

Fantazitë e tij merren seriozisht dhe Qamili e gjen veten të mbyllur në një burg ogurzi të Kostandinopojës.

Këtu takon një personazh të jashtëzakonshëm, fratin françeskan Petar, edhe ky i burgosur pa të drejtë, të cilit i hap zemrën mbi ngjarjen e vet të trishtë.

 

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe148
ISBN9994382969
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik