I ri Rregulli i ekuilibrit Shiko më të madhe

Rregulli i ekuilibrit

Gianrico Carofiglio BD0513

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një nga autorët më të shitur në Itali dhe në gjithë botën, Gianrico Carofiglio vjen me një roman në shqip, ku personazhi qendror është Guido Guerrieri. Atij i prishet jeta e tij kur shoku i tij gjyqtar vihet në akuzë për korrupsion. Bota mes ligjit dhe ndërgjegjes, por edhe ngjarjet tragji-komike, e bëjnë këtë roman të pazëvendësueshëm....

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789928176288

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një pranverë e çuditshme, e pavendosur, ashtu sikurse gjendja shpirtërore dhe psikologjike e Guido Guerrierit. I strukur në një cep të errët, për shkak të një historie personale që e nxit të mendojë për jetën, Guido mbyllet në vetvete. Bashkëbiseduesi i tij i parapëlqyer është thesi i boksit që varet në mes të dhomës së ndenjes.

Situata shkundet pasi shfaqet një klient i pazakontë: një gjyqtar në kulmin e një karriere brilante, shok universiteti i Guidos, gjithnjë i pari në studime dhe në konkurse. I kërkon ta marrë në mbrojtje ndaj akuzës për korrupsion, që është më e tmerrshmja që mund t’i bëhet një gjyqtari.

Pothuajse pa dëshirë, Guerrieri përfshihet në këtë çështje dhe dalëngadalë humbet kthjelltësinë, i çjerrë nga tensioni midis rregullave formale dhe ndërgjegjes individuale.

Në një rrjedhë ngjarjesh herë dramatike e herë komike, të vetmit që do ta ndihmojnë janë miku i tij polic, Karmelo Tankredi, dhe një detektiv privat, personazh i vështirë për t’u deshifruar: sepse është grua, e bukur, e dyshimtë, dhe qarkullon me një shkop bejsbolli.

Të dhëna

Faqe272
ISBN9789928176288
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIngrid Rudi
RomanPsikologjik