I ri Bija e safirit Shiko më të madhe

Bija e safirit

Soraya Lane BDI0946

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Londër, ditët e sotme. Xhorxhia është tepër e zënë për të rendur pas historisë së gjyshes së saj. Por kur brenda kutisë së drunjtë gjen një gur të çmuar rozë dhe një artikull gazete, ndërron mendje. Zbulimi se ai gur është safiri i zhdukur i kurorës së famshme, që dikur i përkiste familjes mbretërore italiane, e intrigon. Xhorxhia udhëton drejt peizazhit mahnitës të Zvicrës, ku bie në gjurmë të familjes së saj dhe takon koleksionistin e artit Luka Kaufmanin, i cili, për vite me radhë, ka qenë në kërkim të këtij guri.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928816962

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gjenevë, 1951. Delfina jetonte e lumtur me dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj, në Itali. Por bota i shembet përsipër, kur u duhet të lënë çdo gjë pas e të shkojnë diku tjetër. Dhe, për më tepër, Xhovani, burri i familjes, do t’i braktisë. Pastaj, ajo takon Florianin, një biznesmen të suksesshëm dhe ata përjetojnë një dashuri vërtet të madhe, në krahët e njëri-tjetrit. Pak para se të martohen, jeta e Delfinës merr një tjetër goditje. Floriani bie viktimë e një aksidenti fatal dhe ajo duhet të marrë një vendim zemërthyes.

"Bija e safirit" është libri i katërt i serisë “Bijat e Shtëpisë Houp”, i cili vjen në shqip pas "Bija italiane", "Bija kubane" dhe "Bija e ishullit". Fillon me shtatë gra të reja, të cilat thirren së bashku në një zyrë avokatie në Londër, ku zbulojnë se gjithçka që mendonin se dinin për të kaluarën e tyre, është e gabuar dhe se pas jetës në dukje të zakonshme të gjysheve të tyre fshihen histori të pabesueshme dashurie e guximi.

Të dhëna

Faqe288
ISBN9789928816962
GjuhaShqip
StatusiI ri