I ri Kjo vere do te jete ndryshe Shiko më të madhe

Kjo vere do te jete ndryshe

Carley Fortune BDR522

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Këtë verë ata do ta mbajnë premtimin.
Këtë verë nuk do t’i dorëzohen tundimit.

Nga Autorja Bestseller e
Pas Asaj Vere
Takohemi te Liqeni

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN978-9928-377-73-9

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Lusi është turistja që po kalon pushimet në një shtëpi plazhi në Ishullin Princi Eduard. Feliksi është vendasi që i ofron asaj një çast kënaqësie. Problemi i vetëm: Lusi nuk e di që ai është vëllai i vogël i shoqes së saj të ngushtë. Kimia midis Lusit dhe Feliksit është e pabesueshme, por lista e arsyeve pse ata duhet të qëndrojnë larg njëri-tjetrit është e gjatë, ndaj betohen se nuk do ta përsërisin më kurrë atë natë të zjarrtë.
Të thënën me të bërë i ndan një det i tërë. Çdo vit, Lusi arratiset në IPE për një frymëmarrje të thellë ajri bregdetar, goca deti të freskëta dhe verë të ftohtë vinho verde me shoqen e saj të ngushtë, Brixhita. Çdo vizitë fillon me një shëtitje të gjatë në plazh, nën shkëmbinjtë e kuqërremtë, që u rrinë pezull mbi krye dhe një diell të artë. Dhe në çdo vizitë, Lusi i premton vetes se nuk do të përfundojë në shtratin e Feliksit. Përsëri. Edhe pse Lusi nuk i ka rezistuar dot Feliksit, së paku nuk e ka përfshirë zemrën.
Kur Brixhita ua mbath befas nga Torontoja një javë para dasmës së saj, Lusi lë gjithçka për ta ndjekur në ishull. Misioni i saj është ta ndihmojë Brixhitën të kalojë krizën dhe t’i bëjë ballë burrit të vetëm që nuk ka mundur dot kurrë t’i rezistojë. Por sytë vezullues dhe batutat flirtuese të Feliksit janë zëvendësuar me diçka të re dhe Lusi nis të pyesë veten se sa e sigurt është në të vërtetë zemra e saj.

“Një roman vere seksi dhe ëndërrues.” - Kiley Reid, autore e romanit Come and Get It

“Ky libër ka për t’ju lënë pa frymë.”—Annabel Monaghan, autore e romanit Same Time Next Summer

“I thellë dhe vezullues!” - Jennifer Niven

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe324
ISBN978-9928-377-73-9
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri
PërkthyesiManushaqe Bako