Federica Bosco BDR515
Libër i ri
18 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botimet Dritan | |
| ISBN | 978-9928-377-59-3 | |
Jeta nuk shkon kurrë sipas planeve dhe Alesandra e zbulon këtë në mënyrën më të keqe të mundshme. Mendon se ka gjithçka nën kontroll: punën si profesoreshë fizike në universitet, një familje me probleme, po të pranishme, një burrë të qëndrueshëm në krah, një ekzistencë pa shkundje të mëdha, që, pasi ka kapërcyer pragun e të dyzetave, i dhuron një stabilitet të dëshiruar prej kohësh. Një stabilitet që beson se e meriton, derisa kështjella prej letre rrëzohet nga një shkulm ere i papritur. Një shkulm ere që futet duke shpartalluar dritaren dhe bën lëmsh gjithçka, bën copë e thërrime lidhjen e saj të dashurisë dhe një pjesë të mirë të sigurive të saj si grua, bashkë me besimin, vetëvlerësimin dhe idenë iluzore se e njihte tjetrin.
Po pikërisht mes detajeve të stonuara të jetës, duket se ndodh ajo që s’ta pret mendja, sepse, shpeshherë, lumturia qëndron në magjinë e një çasti të papërsosur.
| Faqe | 324 |
| ISBN | 978-9928-377-59-3 |
| Gjuha | Shqip |
| Statusi | I ri |
| Përkthyesi | Ajsela Koka |
SHIHEMI NJË NGA KËTO DITË rrëfen dashurinë, por edhe dhimbjen, duke shpërfaqur një mijë aspektet e shpirtit njerëzor, rrëfen miqësinë më të fortë e të larmishme, miqësinë më të brishtë, por edhe më jetëgjatë: atë mes grave.
Është viti 1995, kur Linda njihet me Korinën, e cila vjen në klasën e saj për vitin fatal të maturës, plot ëndrra dhe pritshmëri. Ndërsa Linda është një vajzë si shumë të tjera, nga një familje me mundësi modeste, Korina vjen nga një familje me një pasuri të pallogaritshme, të sikletshme, të paimagjinueshme, ku luksi dhe teprimi janë normë. Pavarësisht...