Federica Bosco BDR123
Libër i ri
8 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botimet Dritan | |
| ISBN | 978-9928-377-60-9 | |
Është viti 1995, kur Linda njihet me Korinën, e cila vjen në klasën e saj për vitin fatal të maturës, plot ëndrra dhe pritshmëri. Ndërsa Linda është një vajzë si shumë të tjera, nga një familje me mundësi modeste, Korina vjen nga një familje me një pasuri të pallogaritshme, të sikletshme, të paimagjinueshme, ku luksi dhe teprimi janë normë. Pavarësisht dallimit në klasën shoqërore, Korina është një vajzë e thjeshtë dhe bujare dhe të dyja bëhen mike për kokë. Por së shpejti dikush do të bëhet protagonisti i padiskutueshëm i zemrës së Lindës: Leonardoja, vëllai i madh i Korinës.
Në sfondin e një Verone melankolike e të ashpër dhe një Parisi të papritur e plot mundësi, shpaloset një histori me shije nostalgjike dhe intensive, një histori plot dashuri, miqësi, zgjedhje, gëzim, dhimbje e kthesa të befta. Ky roman nga Federica Bosco – një autore që arrin ta eksplorojë thellë shpirtin njerëzor – ku shkrihen dhe takohen një kaleidoskop emocionesh, është një himn për dashurinë e vërtetë e të pastër, atë që i bën mirë zemrës.
“Federica Bosco është një vullkan talenti.”
Io Donna– Maria Grazia Ligato
“Një shkrimtare që na ka mësuar të shohim brenda jetës sonë.”
Donna Moderna – Isabella Fava
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 336 |
| ISBN | 978-9928-377-60-9 |
| Titulli origjinal | Volevamo Prendere il Cielo |
| Viti i Botimit | 2025 |
SHIHEMI NJË NGA KËTO DITË rrëfen dashurinë, por edhe dhimbjen, duke shpërfaqur një mijë aspektet e shpirtit njerëzor, rrëfen miqësinë më të fortë e të larmishme, miqësinë më të brishtë, por edhe më jetëgjatë: atë mes grave.
Jeta nuk shkon kurrë sipas planeve dhe Alesandra e zbulon këtë në mënyrën më të keqe të mundshme.