Harold Robins BD0002
Libër i ri
Një kryevepër legjendare. Një histori parash, pushteti, seksi dhe vdekje frymëzuar nga jeta e multimilionerit Howard Hughes. Në viteti ’70 kishte seks, rock & roll dhe Harold Robbins.
499 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994302413 | |
"Xhonas Kordi, një cinik me shpirt të trazuar, që trashëgon një perandori financiare, kërkon dashurinë e vërtetë. Tri janë gratë e fatit të tij: Rina, një vejushë marramendëse; Xheni, një aktore e rastësishme, që ishte e paracaktuar për filma jetëpakë, si dhe Monika.
Nuk është vetëm historia private e një magnati gjenial dhe të guximshëm, por edhe portreti i një shoqërie mitike që vërtitet mes sipërmarrjesh të mëdha e nganjëherë të pista dhe mes gjallërisë tërë ngjyra të studiove kinematografike, ndërkohë që në horizont po shfaqej mjegulla e Perëndimit dhe Lufta e Dytë Botërore.
Harold Robbins lindi në vitin 1916 në Nju-Jork. I nxitur nga dëshira për ta përballuar vetë jetën, u shpërngul në Hollywood, ku punoi si korrier në “Universal Pictures”. Në moshën tridhjetedyvjeçare, e provokoi dhe e tronditi mentalitetin amerikan me romanin e parë “Mos dashuro kurrë një të huaj”.
Pas Biblës, Shekspirit dhe Agatha Kristit, Robbins-i u bë autori më i shitur i të gjitha kohërave – me rreth 750 milionë kopje. Shkroi më shumë se 20 libra, që u botuan dhe u përkthyen në 32 gjuhë.
Ndikimi social i fenomenit Robbins qe i jashtëzakonshëm. Gjatë revolucionit seksual në Amerikën e viteve ’60 të shekullit të kaluar, romanet e tij kanë pasur të njëjtin rol emancipues sa dhe pilula kundër shtatzënisë.
Që në çastin kur, me mjeshtërinë e tij, arriti të rrëfente fundin e shpirtit njerëzor dhe në këtë batak të shpirtit të notonte si njeri dhe si shkrimtar, ai e pati të garantuar suksesin dhe vlerësimin e lexuesit".
| Faqe | 740 |
| ISBN | 9789994302413 |
| Titulli origjinal | Botimet DUDAJ |
| Viti i Botimit | 2011 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Amik Kasoruho |
Në këtë libër vjen bota e biznesit, e burrave dhe grave që e bëjnë këtë botë të madhe. Shkëlqymi dhe mirësjellja nuk janë asgjë në një qytet ku respekti matet sipas xhepit. Dhe ky është qyteti që Brad Rowan, një njeri që shpreson për tu ngjitur lart, duke afruar pranë vetes gratë që ai do, sjell një fund që do ta zbuloni gjatë leximit
Ky roman konsiderohet si një prej tre veprave të këtij autori që rrokën thellësisht krizën e madhe në të cilën kaloi Nju Jorku. Krizë plus pasion. Ky është binomi në veprat e para të Harold Robbins në fillimet e tij si shkrimtar. Korrupsioni, politika, ngjarjet dhe personazhet e kohëve të vështira tani na vijnë në fiction më të fuqishme se asnjëherë...