Kinkakuxhi Shiko më të madhe

Kinkakuxhi

Jukio Mishima BEL0037

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Kinkakuxhi" është bazuar në një ngjarje të vërtetë të vitit 1950 kur Japonia u trondit nga lajmi se një murg i ri budist kishte djegur të famshmin tempull "Tempulli i Artë", në Kioto. Ky tempull, një kryevepër e arkitekturës dhe e aranzhimit lulishtar budist, kishte qenë për më shumë se 500 vjet njëra ndër mrekullitë e botës japoneze

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Koha Ditore
ISBN8498190495

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbi librin

"Kinkakuxhi" është bazuar në një ngjarje të vërtetë të vitit 1950 kur Japonia u trondit nga lajmi se një murg i ri budist kishte djegur të famshmin tempull "Tempulli i Artë", në Kioto. Ky tempull, një kryevepër e arkitekturës dhe e aranzhimit lulishtar budist, kishte qenë për më shumë se 500 vjet njëra ndër mrekullitë e botës japoneze.

Murgu i ri që vuante nga një çekuilibër mendor dhe që urrente veten e vet se pse kishte lindur i shëmtuar e me një pengesë në të folurit e tij, nisi të urrejë gjithashtu gjithçka të bukur dhe bashkë me to edhe tempullin kur rronte. Kjo e shpuri atë në krijimin e zjarrvënies.

Fragment nga libri

Që kur isha fëmijë, im atë më ka folur shpesh për Tempullin e Artë. Vendlindja ime është një kep i vetmuar që del në Detin e Japonisë, në veri të Maizurut. Babai, gjithsesi nuk kishte lindur atje, por në Shiraku, në rrethinën lindore të Maizurut. Ai kishte këmbëngulur t'i përkushtohej fesë e të bëhej prift i një tempulli në një kep të largët. Në këtë vend ai u martua dhe i dha jetë një fëmije që isha unë.

Në afërsi të tempullit, në kepin Nariu, nuk kishte shkollë të përshtatshme. Më në fund, unë lashë shtëpinë e prindërve dhe u dërgova në atë të tim ungji, në vendlindjen e babait. Rroja atje dhe ndiqja shkollën e Maizurut të Lindjes, duke shkuar e ardhur më këmbë.

Qielli në qytetin e tim eti ishte shumë i ndritshëm. Por çdo vit në tetor dhe nëntor, bile edhe në ditët kur nuk dukej se mund të kishte qoftë një re të vetme, do të ndodhnin rrebeshe të papritur. Ndoshta nga kjo, tek unë u zhvillua një gjendje e ndryshueshme shpirtërore.

Në mbrëmjet e pranverës, kur kthehesha nga shkolla, mund të rrija në dhomën time në katin e dytë të shtëpisë së tim ungji dhe të vështroja nga kodrat. Rrezet e diellit perëndues ndriçonin gjethet e reja që mbulonin kodrinat dhe ngjante sikur një perde e artë ishte vendosur në mes të fushave. Kur shihja këtë pamje, më vinte në mend Tempulli i Artë.

Të dhëna

Faqe224
ISBN8498190495
Viti i Botimit2005
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBetim Muço
RomanSagë&Histori