I ri Mesimet Shiko më të madhe

Mesimet

Ian McEwan BDI0969

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ian McEwan, një nga tregimtarët më të mëdhenj të kohës, rikthehet me një roman të ri, ambicioz dhe magjepsës. Mësimet është e gjitha një kronikë e kohës sonë – një meditim i fuqishëm mbi historinë dhe njerëzimin, rrëfyer përmes prizmit të jetës së një njeriu.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994308026

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kush është në të vërtetë Roland Baines? Është fëmija i talentuar që përjeton vëmendjen obsesive të mësueses së pianos, por edhe pianisti i rëndomtë i piano-barit, që ka hequr dorë nga ambiciet e tij. Është viktima e një gruaje gjeniale dhe egoiste, e cila e ka braktisur me një djalë të porsalindur, por edhe dështaku që kalon nga një përvojë në tjetrën me motor të fikur, shtyrë vetëm nga forca e erërave. Është fëmija viktimë e abuzimit, apo një i ri «i prirur drejt intimitetit» dhe kënaqësive të shqisave?

Ndoshta është njëherazi të gjitha këto së bashku; është shumëfaqësh, ashtu si shekulli ku po jeton jetën e tij? Rolandi do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës duke pyetur veten për veten e tij dhe për «natyrën e dëmit» që tri gra – nëna, mësuesja dhe bashkëshortja – i kanë shkaktuar. I përndjekur nga mundësitë e humbura, ai kërkon ngushëllim në çdo mënyrë të mundshme; përmes muzikës, letërsisë, miqve, seksit, politikës dhe, më në fund, dashurisë së ndërprerë tragjikisht, e më pas dashurisë së shëruar dhe të rifituar.

Çfarë mësimesh i kanë dhënë historia vetjake dhe “historia e madhe” që shpaloset në sfond?

Udhëtimi i tij ngre pyetje të rëndësishme për të gjithë ne: A mund ta marrim plotësisht në dorë drejtimin e jetës sonë pa u shkaktuar dëm të tjerëve? Si i formësojnë jetët dhe kujtesën ngjarjet globale që janë përtej kontrollit tonë? Dhe çfarë mund të mësojmë vërtet nga traumat e së shkuarës?

Përmes jetës në dukje pa cilësi të personazhit të tij, McEwan ka skicuar portretin e kohës sonë tragjike dhe të trazuar, duke u dhuruar lexuesve një roman të shkruar me një mjeshtëri tronditëse dhe një intensitet emocional të paarritshëm.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe584
ISBN9789994308026
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri