I ri Përtej Lumit Shiko më të madhe

Përtej Lumit

Rosa Liksom BDI0964

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Personazhet e romanit janë banorë të Laponisë, midis Finlandës dhe Suedisë. Vija kufitare kalon nëpër Lumin të cilit autorja nuk ia përmend emrin. Drejt tij shkon një turmë e pambarimtë barinjsh, djem të rinj ose fare të vegjël, të cilët u prijnë dhjetëra mijëra gjedhëve, që do të gjejnë strehë në Suedi, e cila, ndryshe nga Finlanda, ishte asnjanëse në Luftën e Dytë Botërore. 

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928816849

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Aleate e Gjermanisë kundër Bashkimit Sovjetik, Finlanda kapitulloi në vjeshtën e vitit 1944. Gjermanët patën një marrëveshje për tërheqjen drejt Norvegjisë, me mareshalin Manerheim, president i Finlandës. Pas presionit sovjetik, Manerheimi u detyrua të ishte më aktiv ndaj trupave gjermane dhe tërheqja e “vëllezërve të armëve” u shndërrua në një tragë gjaku e shkatërrimi, ngjarje të cilat përshkruhen edhe në këtë roman.
Mbi 50 mijë banorë të Laponisë finlandeze kapërcyen lumin kufitar dhe u strehuan në kampet e Suedisë. Pjesë e këtij eksodi është tabloja e vuajtjeve, poshtërimeve dhe vdekjeve që ka përshkruar Roza Liksomi në roman, ku gjejnë vend edhe vërshimi i mijëra ushtarakëve, rezervistëve e rekruteve të reja finlandeze, si dhe odiseja e dhembshme e mijëra vajzave e djemve thuajse adoleshentë. Odise që nisi në vjeshtën e 1944 dhe u mbyll me kthimin e popullsisë lapone, në verë-vjeshtë të vitit 1945.
Atmosfera e vuajtjeve të një populli në eksod, por edhe dhembjet personale të protagonistes, e afrojnë këtë roman me veprën tjetër të autores, Gruaja e kolonelit, e mirëpritur nga lexuesi ynë. Edhe ky ka një mesazh për dhembjet e shkaktuara nga një luftë e gabuar, viktima të së cilës janë, si zakonisht, ata që nuk kanë përgjegjësi për të. Mes tyre, protagonistja e romanit, në prag të rinisë, shkrirë me peizazhin, natyrën dhe botën shtazore të vendit të saj, në përpjekjet për të kuptuar botën dhe universin, në vigjilje të zbulimeve të panjohura shpirtërore që do t’i ofrojë jeta.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe224
ISBN9789928816849
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri