I ri Shumë Jetë akoma Shiko më të madhe

Shumë Jetë akoma

Viola Ardone BDI0945

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Këtë u bëjnë fëmijët të rriturve. I sinkronizojnë sipas ritmit të dashurisë.
 Një mëngjes, Vita hap derën e shtëpisë dhe e gjen Kostjan të përgjumur aty.

Më shumë detaje

30 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928816979

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Këtë u bëjnë fëmijët të rriturve. I sinkronizojnë sipas ritmit të dashurisë.”
 Një mëngjes, Vita hap derën e shtëpisë dhe e gjen Kostjan të përgjumur aty. Nuk e flet gjuhën e saj, por ajo do t’i ndryshojë jetën. Sepse çdo fëmijë i lindur në këtë botë, është fëmija i të gjithëve. Në romanet e Viola Ardones, takimi midis qenieve njerëzore ka gjithmonë fuqinë e një mrekullie, e aftë të shkatërrojë vetminë dhe të rikthejë shpresën.
Kostja është dhjetë vjeç kur niset për të shkuar te gjyshja, Irina, pastruese shtëpish në Napoli. Në çantë, mban foton e një nëne që nuk e ka takuar kurrë dhe një adresë. Babai i tij është në front për të mbrojtur Ukrainën e sapopushtuar. Pas mundimesh, ushtarësh që përpiqen ta bllokojnë në kufi dhe njerëzish të panjohur që e ndihmojnë, fëmija mbërrin në Napoli. Vita, zonja për të cilën punon gjyshja, do të kujdeset për të. Katër vjet më parë, ajo ka humbur djalin dhe tani i kalon ditët e vetme, ose me Irinën, e cila ka lexuar Danten dhe flet italisht si një poete e shekullit të trembëdhjetë. Mysafiri i papritur e detyron të rikthehet në rolin që fati ia kishte rrëmbyer. Pastaj, kur babai i Kostjas raportohet i zhdukur, Irina shkon në Ukrainë për të kërkuar të birin. Ajo nuk mund ta pranojë se ka vdekur. Vita vendos t’i bjerë pas, për ta ndihmuar. Përpjekja për të shpëtuar një tjetër, në fund të fundit, është e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten.

Të dhëna

Faqe320
ISBN9789928816979
GjuhaShqip
StatusiI ri