I ri Cmim i reduktuar! Syte e mones Shiko më të madhe

Syte e mones

Thomas schlesser BDI0937

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Një vajzë e vogël, gjyshi i saj, zbulimi i bukurisë, i artit... dhe i jetës.Mona është dhjetë vjeç dhe jeton në Paris me prindërit, kur një ditë fare papritur, nuk shikon më nga sytë. ...

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789994307838

1 200 Lekë

-20%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një vajzë e vogël, gjyshi i saj, zbulimi i bukurisë, i artit... dhe i jetës.

Mona është dhjetë vjeç dhe jeton në Paris me prindërit, kur një ditë fare papritur, nuk shikon më nga sytë. Kontrollet e para në urgjencë nuk zbulojnë asgjë të pazakontë, dhe pas disa orësh ankthi, duket se shikimi i është rikthyer. Okulisti është i bindur se vajza ka nevojë për një konsultë psikiatrike, por gjyshi i Monës, Henri- një plak i ashpër dhe kokëfortë mendon krejt të kundërtën: nëse vajza rrezikon të humbasë shikimin, e vetmja shpresë e vërtetë është t'i tregojë asaj gjithçka më të bukur që ka krijuar njeriu.

Dhe kështu, çdo të mërkurë, menjëherë pas shkollës, gjyshi e shoqëron mbesën të vizitojë disa nga muzetë më të rëndësishëm të botës. Louvre-in, Muzeu e Orsay-ës, Beaubourg-un, që janë si arkëza mrekullish që hapen para syve të Monës dhe udhërr-ëfyesit të saj.

Duke soditur me magjepsje pesëdhjetë e dy veprat që shënojnë rrjedhën e romanit, vajza zbulon stilin e veçantë të çdo artisti, preket thellë nga madhështia e heshtur e një Leonardoje apo e një Degasi, e një Botticelli apo e një instalacioni të Marina Abramovic-it.

Gjyshi dhe mbesa nisin një udhëtim në misterin e bukurisë, në aftësinë enigmatike të artit për të zhveshur shpirtin e njeriut -një udhëtim që do të ndryshojë përgjithmonë jetën e të dyve. Dhe, bashkë me ta, edhe tonën.

Thomas Schlesser është një historian arti dhe drejtor i Fondacionit Hartung-Bergman, një institucion që ka për mision ruajtjen dhe vlerësimin e veprave artistike, arkivave dhe trashëgimisë arkitekturore. Ai është gjithashtu pedagog në École Polytechnique dhe autor i disa biografive të piktorëve dhe artistëve të njohur. Sytë e Monës u bë një fenomen botëror editorial, me të drejtat e shitjes të siguruara në mbarë globin dhe me përkthime në mbi njëzet gjuhë, madje përpara publikimit zyrtar në Francë.

Të dhëna

Faqe540
ISBN9789994307838
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri