I ri Virtyti dhe Rozalinda Shiko më të madhe

Virtyti dhe Rozalinda

Anne Serre A-004334

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Isha e çmendur pas emrit të mikeshës sime të re. Të quheshe Virtyt, as më pak e as më shumë! Dhe Angenem, që në gjermanisht do të thotë e këndshme...

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Papirus
ISBN9789928325570

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Isha e çmendur pas emrit të mikeshës sime të re. Të quheshe Virtyt, as më pak e as më shumë! Dhe Angenem, që në gjermanisht do të thotë e këndshme. Virtyt e Këndshme! Unë isha në katin e parë dhe ajo ishte në katin përdhes, në dhoma mjaft të ngjashme me një tavolinë të vogël pune afër dritares me pamje nga kopshti. Dhe ndërsa po punoja në tavolinën time (duke marrë shënime, duke bërë lista, por jo duke shkruar vërtet), mendoja për Virtytin që gjendej pikërisht në të njëjtin vend një kat më poshtë, dhe kisha ndjesinë sikur në njëfarë mënyre po dyzohesha, gjë që nuk ishte e pakëndshme.” E dyzuar në tridhjetë medalione, e përthyer në tridhjetë pjesë, e tillë është rrëfimtarja e Virtyti dhe Rozalinda. Nga një rrëfim te tjetri, identiteti i saj luhatet: herë e rritur, herë fëmijë, herë Anlizë, herë Hana… Duke ndërthurur zhanret dhe tonet, duke kaluar nga emocioni te e çuditshmja, nga therësja te melankolia, Anne Serre, një dhe e shumëfishtë, na merr me vete në një valle marramendëse që skicon një autoportret gjenia.

Të dhëna

Faqe156
ISBN9789928325570
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri
PërkthyesiEdmon Xhabija