Boshi Shiko më të madhe

Boshi

Besnik Mustafaj TO0265

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kompozimi i romanit është i mirëmenduar. Ai ka pesë tablo.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994316007

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

E para, dashuria e Ana B.-së dhe Agronit në një dhomë hoteli, ku afshi i ngrohtë njerëzor shkrin jo vetëm akullimin stinor dimëror, por edhe vetë atë të kohës së "ngrirë"; e dyta, ndodhia e vdekjes së Ana B.-së dhe minatorëve, në galerinë e minierës nga shembja; e treta, kthimi i Anës te njerëzit e afërt në Tiranë; e katërta, kthimi i Agronit te njerëzit e Anës për ta gjetur atë; e pesta, rikthimi i Agronit në qytetin verior për të kërkuar rishtazi Anën, që s'dihet se ku është.

Janë edhe dy kinse tablo: Tabloja paralajmëruese, me dy vargje: Na bëjnë Pazar deri dhe hijen / E ne vazhdojmë megjithatë; Tabloja përmbledhëse, ku bëhet fjalë rishtazi për hijen që na ndjek pas, që përzihet me qenien tonë në formën e një ëndrre të keqe, që na lëndon dhe na kall frikën. Po kush na kall frikën: ai që shohim apo ai që nuk e shohim?

Me këto dy kinse tablo të kornizës së romanit, fillimit dhe fundit, duket se shkrimtari na fal edhe çelësin për ta kuptuar, më në fund, "dredhinë" e tij. Toni i rrëfimit është përgjithësisht i qetë, me një vesk psikologjik, ku nuk anashkalohen ngjyrimet dramatike e, ndonjëherë, tragjike.

Më së shumti, si akord bazë, zotëron qasja ironike, e kudogjendshme: edhe ndaj të tjerëve, edhe ndaj vetvetes. Ironitë bëhen therëse me patetikën dhe butaforinë "heroike" të regjimit komunist, me "pavdekësinë" e liderëve, me urimet dhe bekimet "të rrojnë sa malet", me njeriun e bindur e kokulur që nuk flet e nuk shikon, përveç asaj që thuhet dhe jepet, me individin e gëlltitur nga kolektivi, me zyrtarët që fabrikojnë gënjeshtrat, me "mbylljen në këllëf" të krejt shoqërisë dhe atrofizimin e saj, gjer dhe te "një hotel të humbur, në një qytet të humbur, midis maleve të humbura të Shqipërisë së humbur", duke e transformuar konotacionin e gjithë këtyre në tallje, e satirë të hidhur.

Pjesë nga libri:

Isha një burrë i pafuqishëm, një burrë, të cilit i kanë marrë edhe spermën, për ta shumëfishuar modelin e tij të njeriut të rregullt, të shtruar, të heshtur e punëtor, zbatues i përpiktë i mësimeve të..., unë e kisha tradhtuar modelin tim pikërisht kur nuk pritej dhe nga sperma ime do të dilte një tjetër tashmë, shumë të tjerë madje dhe krejt të ndryshëm, që dinë të fyhen, të tërbohen njësoj.

Shkurt, unë isha tashmë një burrë i dëshpëruar dhe vetëm dëshpërimi do të më jepte forcë t'i përshkoja të pesëdhjetë kilometrat, për të mbërritur para mëngjesit te varrezat, ku s'më priste askush, madje as i vdekuri, që kërkoja.

Të dhëna

Faqe304
ISBN9789994316007
Titulli origjinalToena
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri