I ri Lutje detit Shiko më të madhe

Lutje detit

Khaled Hosseini BOM0157

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“LUTJE DETIT” një botim i shumëpritur nga Khaled Hosseini botuar njëkohësisht si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri.
 Dëshpërim i paimagjinueshëm, - borxhi i Khaled Hosseinit ndaj djalit sirian Alan Kurdi.
Një libër për të gjitha moshat, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë.
Ky tregim poetik i rrëfyer me shumë intensitet dhe pasqyruar aq bukur me imazh, vjen në përkujtim të përvjetorit të tretë të vdekjes së Alan Kurdit 3-vjeçar, trupi i pajetë i të cilit u gjet në një breg të Turqisë

Më shumë detaje

75 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1
ISBN9789928263032

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Ky libër i autorit bestseller ndërkombëtar Khaled Hosseini është një përgjigje e qartë ndaj krizës së refugjatëve sirianë, frymëzuar nga imazhi që tronditi botën i Alan Kurdit 3-vjeçar, që u gjet i mbytur, pa jetë në brigjet e një nga plazheve të Turqisë.

Familja e Alan Kurdt ishte në mendjen e Hosseinit, kur atij iu kërkua të krijonte diçka e ta lexonte në një event për mbledhjen e fondeve për UNHCR-në në vitin 2017, afër përvjetorit të dytë të vdekjes së Alanit. Hosseini shkroi atë që ai e imagjinonte si një letër të dërguar nga një baba djalit të tij në një situatë të ngjashme.

Vetë Khaledi tregon: "Unë po mendoja për dikë që do të ishte në atë pozitë dhe ndoshta ishte edhe i vetëdijshëm për atë tragjedi... Është një lloj filli përçues që e përshkon këtë rrëfim... Vazhdova të përpiqesha të kuptoj dhimbjen që babai i Alan Kurdit duhej të duronte çdo herë që shihte fotot e djalit të tij të shtrirë në atë plazh të Turqisë”.

                                              

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe54
ISBN9789928263032
Titulli origjinalSea prayer
RedaktoriLoredan Bubani
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiOriana Tamburi