I ri Serafina dhe manteli i zi Shiko më të madhe

Serafina dhe manteli i zi

Robert Beatty BOT0304

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Kurrë mos u fut në thellësi të pyllit, sepse atje ka shumë rreziqe që do të ta kapin shpirtin si në kurth.”

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928003119

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Serafina nuk ka pasur kurrë arsye të mos i besojë të atit e të dalë përtej trojeve të Pallatit Biltmor. Në pallat ka plot vende për t’u zbuluar, ndonëse asaj i duhet të tregojë kujdes që të mos e pikasin. Asnjë nga banorët e pasur që banojnë sipër nuk e ka idenë se Serafina ekziston.

Por kur fëmijët e pallatit nisin të zhduken, vetëm Serafina e di kush është keqbërësi: një burrë i llahtarshëm me mantel të zi, që bredh natën korridoreve të Biltmorit. Në përpjekjen për të zbuluar misterin Serafina rrezikon gjithçka duke bashkuar forcat me Brajden Vanderbiltin, nipin e vogël të pronarëve të pallatit Biltmor. Brajdeni dhe Serafina duhet të zbulojnë kush është Burri me Mantel të Zi... para se të gjithë fëmijët të zhduken një nga një.

Thanë për librin:

“Rrëfimi është plot me të papritura dhe e rrëmben lexuesin me po aq lehtësi sa rrëmben edhe Burri me Mantel të Zi viktimat e tij.

- School Literary Journal

“Biti e thellon dhe e çon përpara misterin duke e parë përmes syve të artë të Serafinës së vetmuar.”

- Kirkus Reviews  

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe324
ISBN9789928003119
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha9 - 12 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14x20.5 cm
PërkthyesiNikolla Langore