I ri Serafina dhe shkopi i perdredhur Shiko më të madhe

Serafina dhe shkopi i perdredhur

Robert Beatty A-005579

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Mposhtja e burrit me mantel te zi e ka nxjerrë Serafinën nga hija në mbretërinë e dritës së shtëpisë së saj, Pallatit Biltmor. Çdo natë ajo viziton të ëmën në pyll, e paduruar të mësojë zakonet e saj si macmal. Por Serafina gjendet e kapur midis dy botëve: është shumë e egër për zonjat e veshura bukur e me sjellje të stërholluara dhe shumë njerëzore për t’u bashkuar përfundimisht me të ëmën.

Më shumë detaje

899 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928004314

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Kur një seri sulmesh misterioze vënë në provë rolin e Serafinës si mbrojtëse e Biltmorit, ajo e shikon veten të shkëputur nga shoku i saj më i mirë dhe aleati i vetëm, Brajden Vanderbilti. Zemërthyer, ajo largohet.

Thellë në pyll, Serafina gjendet ballë për ballë me të keqen që ka molepsur Biltmorin... dhe zbulon se ajo është ku e ku më e rëndë nga sa kishte përfytyruar. Të gjithë njerëzit dhe krijesat e Vargmalit të Kaltër janë në rrezik të paimagjinueshëm.

Që të mposhtë këtë të keqe të re para se ajo të gëlltitë shtëpinë e saj të dashur ajo duhet të shikojë thellë brenda vetes e të përqafojë fatin që kishte kohë që e priste.

VLERESIME

“Beatty vazhdon të ndërtojë një botë magjike fantastike... Edhe më i bukur se libri paraardhës, ky libër pasues të mban të drithëruar nga fillimi në fund.”

- Kirkus Rewiews

“Një mister magjepsës që do të pritet mirë nga fansat.”

- School Library Journal

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe430
ISBN9789928004314
V. Bot2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNikolla Langore