I ri Rastet Shiko më të madhe

Rastet

Eugenio Montale PE0129

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Poezia ... është ftesë për të shpresuar. Ky është koncepti kyç i nobelistit italian Montales, vepra poetike e të cilit na vjen në shqip me një përkthim dinjitoz nga Mimoza Hysa.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928228567

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Rastet”, përmbledhje poezish e botuar për herë të parë më 1939, shpërfaqet si një ditar europian udhëtimesh, një këngëtore e thurur për pritjet, ruajtjet dhe meditimet e brendshme. Ky është rrëfi mi i një arratisjeje të pamundur, kërkimi i një takimi që shndërrohet menjëherë në ndarje. Rasti është gjetja e një çasti plot jetë, një copëz realiteti i parëndësishëm në vetvete, por mbartës i një mundësie të jashtëzakonshme për të shpëtuar. Përçuese të përzgjedhura të këtij rasti të papërsëritshëm bëhen disa gra, që shndërrohen vetë në raste, me detyrën për të shmangur të keqen (përhumbjen e kujtesës, dhimbjen, vdekjen) dhe për të shpëtuar vlerat më të larta të qytetërimit nga barbarizmat.

Kësisoj, këto raste shndërrohen në rrëfimin e një rrugëtimi dënimesh e shpëtimesh, që gjen shprehje poetike të lartësuar e njëkohësisht konkrete në format moderne të një klasicizmi të papërsëritshëm, me frymëzim dantesk, të interpretuar dhe përmes ndikimeve nga Eliot-i dhe Pound-i.

Fragmente nga hyrja e librit:

Gazetarja suedeze leshverdhë, Marta Larson, e cila pati fatin ta intervistonte Montalen më 22 tetor 1975, një ditë para dhënies së çmimit Nobel, e mbylli bisedën me pyetjen shtampë: “Çfarë mesazhesh i dërgoni ju botës me poezinë tuaj?” “Mesazhe? – ia ktheu poeti – E mira është të mos japësh mesazhe.

 

Poezia për mua është ftesë për të shpresuar.”

2)

Një zukamë e zvarrë vjen nga jashtë,

gërvisht si thua në xham. Kërkoj shenjën

e humbur, të vetmin peng që ti

ma pate falë.

E ferri është i sigurt.

3)

Shpresa vetëm për të të parë sërish

po më shuhej;

dhe pyeta veten mos vallë ky ekran pamjesh

që çdo gjë tënden ma mbulon,

mbart shenjat e vdekjes apo prej shumë kohësh

aty ruhet, dhe pse i ndrydhur e i zbehtë

një i yti flakërim:

Ky botim realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe182
ISBN9789928228567
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14x21
PërkthyesiMimoza Hysa