I ri Te shesesh gjithcka: Jeff Bezos dhe epoka e Amazon Shiko më të madhe

Te shesesh gjithcka: Jeff Bezos dhe epoka e Amazon

Brad Stone A-004767

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër sjell historinë e thelluar të Amazon-it, një prej kompanive më të suksesshme globale, e drejtuar nga themeluesi briliant, Jeff Bezos. “Të shesësh gjithçka” do të jetë biografia zbuluese dhe vendimtare e kompanisë që vendosi njërin nga bastet e parë të mëdhenj për internetin, e që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si blejmë dhe lexojmë. Ky botim është zgjedhur si “Libri më i mirë i biznesit i vitit 2013” nga Financial Times dhe Goldman Sachs.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
ISBN9789928265234

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

17 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Amazon.com filloi duke shpërndarë libra përmes postës. Por themeluesi i saj vizionar, Jeff Bezos, nuk donte të mbetej një librashitës. Ai synonte që Amazon të bëhej dyqani ku shitej gjithçka, përmes ofrimit të zgjedhjeve të panumërta dhe lehtësive tërheqëse, me çmime shumë të ulëta.

Për ta bërë këtë, ai krijoi një kulturë ambicieje dhe fshehtësie të pamëshirshme që nuk është zbuluar kurrë, deri në momentin e tanishëm. Brad Stone pati mun- dësinë të takonte punonjës e ish-punonjës të Amazon dhe familjarë të Bezos-it, duke u dhënë kështu lexuesve rrëfimin e parë të thelluar nga sytë e një vëzhguesi, të jetesës brenda kompanisë.

Krahasuar me novatorët e tjerë elitarë në teknologji si Jobs-i, Gates-i dhe Zucker- berg-u, Bezos-i është i rezervuar.

Megjithatë, ai dallohet për ndjekjen e palodhshme të tregjeve të reja, duke e çuar kompaninë Amazon drejt sipërmarrjeve me risk si Kindle dhe cloud, dhe duke e transformuar shitjen me pakicë ashtu siç Henry Ford revolucionarizoi prodhimin industrial.

VLERESIME

Mjaft tërheqës... Periudha e gjatë kohore dedikuar Bezos-it dhe Amazon-ës i jep përshkrimit të Stone-it një siguri që e bën historinë të rrjedhë shpejt”.

– Duff McDonald, New York Times Book Review

“Jeff Bezos-i është një nga novatorët më vizionarë, më të fokusuar dhe më këmbëngulës të kohëve tona dhe ashtu si Steve Jobs-i, ai transformon dhe shpik industri. Brad Stone ngërthen mes faqeve të këtij libri gjithë pasionin dhe shkëlqimin që dëshmon Jeff Bezos’i”.

– Walter Isaacson, autor i librit Steve Jobs, Leonardo da Vinci, Einstein

“Një kronikë e pasur e Bezos-it dhe kompanisë së tij”.

– George Packer, The New Yorker

“The Everything Store është një libër që shpalos shumë për këdo që dëshiron të kuptojë dinamikën e funksionimit të ekonomisë së re digjitale. Nëse keni klikuar ndonjëherë për të bërë një blerje, duhet ta lexoni këtë libër”.

– Steven Levy, autor i Hackers dhe In the Plex

“Një libër i shkruar me mjeshtëri dhe mbi të dhëna të shumta... Ashtu si librat e Steven Levy-t In the Plex: Hoë Google Thinks, Ëorks and Shapes our Lives, dhe Gates: Hoë Microsoft’s Mogul reinvented an Industry – and Made Himself the Richest Man in America nga Stephen Manes dhe Paul Andreës, është përshkrimi vendimtar se si erdhi në jetë një ikonë e teknologjisë”.  

– Jay Greene, Seattle Times

“Libri i Stone-it, më në fund, na sjell një biografi të Bezos-it që mund të vendoset me krenari në një raft pranë kronikave më të mira të kapitalistëve të tjerë të shquar të Amerikës”.

– George Anders, Forbes

“Historisë së Stone-it për lindjen, pragvdekjen dhe ringjalljen impresionuese të një kompanie të rrallë amerikane meriton t’i kushtoni kohën tuaj”.

– Matthew Yglesias, Slate

“Një raport i detajuar dhe krejtësisht i pavarur i suksesit të Amazon-ës”.

– New York Review of Books

“I shkëlqyer... një libër autoritar, me të dhëna të detajuara, të sakta, plot nuanca, i balancuar dhe që i thotë të gjitha”.

– Adam Lashinsky, Fortune

“Një histori e paanshme, virtualisht deri në minutën më të fundit të tregtisë dhe teknologjisë dhe të mendjes së jashtëzakonshme që fshihet pas saj... Njohuritë e brendshme të Stone-it për një kompani që zakonisht është mjaft e kursyer në informacione janë evidente gjatë gjithë librit... Stone prezanton një portret me nuanca të sipërmarrësit, veçanërisht kur ai skicon historinë familjare të pazakontë të Bezos-it dhe një kthesë të papritur që ajo mori gjatë shkrimit të librit. Raportimi i tij për ndërprerjen që shkaktoi Kindle në botimet tradicionale e bën leximin jashtëzakonisht interesant”.

– Kirkus Reviews

REVIEW DHE ARTIKUJ NE SHQIP PER LIBRIN "TE SHESESH GJITHCKA" TE BRAND STONE

1. Menaxheri i Bukinist.al, Albert Gjoka ka pergatitur një review për librin të cilin e gjeni të publikuar tek Leximtari.al, tek linku KETU

2. Administratori i Nettrade Albania, Valer Pinderi shpjegon vlerat e librit “Të shesësh gjithçka” dhe shembullin e themeluesit dhe njeriut më të pasur në botë, Jeff Bezzos për komunitetin e sipërmarrjes. Videon e gjeni tek linku KETU

3. Maniela Sota, përkthyesja e librit “Të shesësh gjithçka” shpjegon përvojën e përkthimit dhe arsyet pse lexuesi duhet ta lexojë këtë libër. Videon e gjeni tek linku KETU

4. Artikullin “10 gjëra që mësoni nga leximi i librit “Të shesësh gjithçka” e gjeni tek Leximtari, tek LINKU:

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe368
ISBN9789928265234
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiManiela Sota