I ri Hyrje në komunikimin politik Shiko më të madhe

Hyrje në komunikimin politik

UE0431

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Më shumë se tetëdhjetë vjet më parë, Walter Lippman vërejti që praktika e demokracisë kishte "marrë kthesë". Procesi demokratik, që katër vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore iu duk me një shtrirje të padëgjuar më parë në historinë e njerëzimit, i shtyu faktorët politikë të përqafonin strategjitë e vetëdijshme të bindjes.

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789995639041

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Më shumë se tetëdhjetë vjet më parë, Walter Lippman vërejti që praktika e demokracisë kishte "marrë kthesë". Procesi demokratik, që katër vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore iu duk me një shtrirje të padëgjuar më parë në historinë e njerëzimit, i shtyu faktorët politikë të përqafonin strategjitë e vetëdijshme të bindjes.

Zgjerimi gradual që prej fillimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë i të drejtës së votës në pjesë përherë e më të gjera të popullsisë, kombinuar me shfaqjen e komunikimit masiv mediatik, e kishte transformuar rrënjësisht natyrën e procesit politik, qoftë për mirë apo për keq.

Nuk mund të pranohej më gjatë se aksioni politik të varej vetëm nga dëshira e burrave racionalë, të ndriçuar, me prona e me shkollim. Këtej e tutje, masat do të vendosnin përmes ushtrimit të votës së tyre dhe ndikimit të opinionit publik në procesin politik.

Në sferën e komunikimi elektoral, ky botim përfshin zgjedhjet presidenciale të Amerikës në vitin 2004, të fituara ngushtë nga Geoge W. Bush që e mbante këtë detyrë edhe më përpara, si dhe zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005 në Mbretërinë e Bashkuar të fituara nga laburistët, por me një mazhorancë në tërësi mjaft të zvogëluar.

Gjithashtu, u referohet edhe zgjedhjeve në Spanjë në nëntor të vitit 2004, të cilat pasuan pak ditë pas hedhjes së bombave në stacionin e trenit në Madrid, si dhe rizgjedhjen e kryesministrit australian John Howard në vitin 2004.

Përveç problemeve të shënuara më sipër, ky botim diskuton edhe mjedisin e pandryshuar teknologjik brenda të cilit drejtohet komunikimi politik dhe në veçanti ndikimi i internetit. Janë pasqyruar gjithashtu edhe zhvillimet në rregullimin e mediave politike siç është institucioni i Ofcom – it në Mbretërinë e Bashkuar.

Të dhëna

Faqe232
ISBN9789995639041
Viti i Botimit2009
GjuhaShqip