Jonathan Haidt A-008921
Libër i ri
30 Artikuj
Shtëpia Botuese | PEGI | |
Bestselleri i menjëhershëm nr. 1 në listën e New York Times!
Një nga librat më të mirë të vitit sipas Wall Street Journal, The Economist, Time dhe Washingon Post!
Një nga librat e preferuar të Barack Obama-s për vitin 2024!
Finalist për çmimin Pen!
Brezi Z., siç quhet brezi i lindur pas vitit 1995, është i pari që e ka kaluar pubertetin me smartphone në dorë, një portë drejt realitetit virtual emocionues, por edhe të rrezikshëm.
Fatkeqësisht, adoleshentët e këtij brezi kanë pësuar një rënie dramatike të shëndetit mendor: depresioni dhe ankthi po rriten në përmasa të jashtëzakonshme. Ata kalojnë orë të tëra të përhumbur në rrjetet sociale dhe shumë pak kohë duke përjetuar dhe prekut botën reale.
Kalimi nga fëmijëria e lirë dhe e bazuar te loja, në një fëmijëri të mbërthyer pas telefonit ka shkaktuar probleme të rënda në zhvillimin social dhe neurologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve. Duke iu referuar kërkimeve të fundit, Jonathan Haidt na vë përballë krizës së shëndetit mendor të brezit Z dhe propozon katër rregulla të thjeshta e konkrete për pridndërit, mësuesit, kompanitë teknologjike dhe qeveritë, me qëllim rikthimin e një fëmijërie më të shëndetshme dhe humane.
Ky libër i fuqishëm është një thirrje për veprim për këdo që ka në dorë të ardhmen e fëmijëve: prindër, arsimtarë, politikëbërës. E ardhmja e brezit të ri varet nga zgjedhjet që bëjmë sot.
Një lexim i domosdoshëm dhe tepër urgjent. "Brezi i ankthit" duhet të bëhet një tekst themelor për rritjen e lëvizjes ndërkombëtare që kërkon të ndalojë përdorimin e smartphone-ave në shkolla.
The Guardian
Një libër i domosdoshëm për këdo që rrit, punon apo merret me nxënien e të rinjve sot. Më bëri të reflektoj se sa shumë kanë ndikuar vitet e fëmijërisë, shpesh të kaluara duke luajtur jashtë pa mbikëqyrjen e prindërve, në njeriun që jam sot. Haidt shpjegon se si po ndryshon teknologjia mënyrën se si zhvillohen fëmijët dhe si i përpunojnë emocionet. Ai jo vetëm që parashtron problemet, por edhe ofron zgjidhje reale që ia vlejnë të merren parasysh.
Bill Gates
| Faqe | 416 |
| Viti i Botimit | 5 shtator 2025 |
| Gjuha | Shqip |
| Statusi | I ri |
Shtëpia Botuese Pegi sjell për lexuesit shqiptarë librin “Brezi fantastik”, me autorë Jonathan Haidt dhe Catherine Price, të përkthyer në shqip nga Ilir I. Baçi.I frymëzuar nga ...