Më tepër
Cila është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni gjatë shtatzënisë? Sa
kohë televizor mund të shohë bebja juaj? Cila është mënyra më e mirë
për t’u përballur me shpërthimet e zemërimit? Shkencëtarët e dinë.
Te Rregullat e Trurit për Bebe, Medina ndërton hendekun mes asaj që
shkencëtarët dinë dhe asaj që prindërit praktikojnë. Thjesht njëra nga
surprizat: cila është mënyra më e mirë për ta bërë fëmijën të arrijë
rezultate të larta akademike? Mësojini të kontrollojë impulset.
Përmes historive tërheqëse e zbavitëse, Medina na zbulon mënyrën sesi
zhvillohet truri i fëmijës – dhe sesi ne mund ta optimizojmë.
Do të mësoni:
• Ku mbaron natyra e ku fillon ushqyerja
• Çfarë të bëni kur emocionet nxehen
• Sa rëndësi ka aftësia e fëmijës për t’u lidhur me të tjerët
• Zgjuarsia dhe lumturia janë të lidhura në tru
• Parashikuesi më i mirë i performancës akademike
• I vetmi stil prindërimi që prodhon fëmijë të shkëlqyer
Ajo çfarë bëni tani – përpara shtatzënisë, gjatë shtatzënisë dhe gjatë
pesë viteve të para të jetës së fëmijës – do të ndikojë të gjithë jetën e tij.
Rregullat e Trurit për Bebe është një udhërrëfyes i domosdoshëm.