Pragu i Ferrit Shiko më të madhe

Pragu i Ferrit

Michel Hugo BOG0088

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Vetë autori në parathënien e librit rrëfen për lexuesit se këtë vepër artistike, të mbështetur plotësisht në fakte historike, ua kushton mijëra kozakëve që u tradhtuan në vitin 1945, në qytetin mesjetar të Linzit, Austri.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789995638283

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Koment nga autori Këtë vepër artistike... ua kushtoj mijëra kozakëve që u tradhtuan në vitin 1945, në qytetin mesjetar të Linzit, në Austri. Miqtë e mi rusë më besuan fotokopjet e dy librave, si edhe fotografi e dokumente të tjera të ruajtura me kujdes dhe të kaluara dorë më dorë... që zbulojnë një anë të errët të historisë: pabesinë e tri qeverive, Britanisë së Madhe, SHBA së dhe BRSS së, si edhe moskokëçarjen e tyre për të drejtat e njeriut. ... Dokumentet zyrtare janë dyllosur, ndërsa librat që flasin për këto ngjarje, janë hequr nga qarkullimi. Edhe sot, mbas më se gjashtëdhjetë e pesë vjetësh, dokumentet mbi këto ngjarje mbajnë vulën "Top sekret". I mbushur me zemërim dhe dhimbje, vendosa t'i jap veshje artistike kësaj historie mbi krimin dhe hakmarrjen duke mbetur me shpresë se dikur... kjo padrejtësi historike ndaj këtij populli do të vendoset në vend. Fragment nga libri ... sytë i kishin të përlotur të dy. Piteri palosi flokët me kujdes. Ra dera dhe Nina, gazetarja e re, me mikrofonin në dorë, hyri brenda. Piteri i tregoi një karrige dhe tha: "Nina, para se të flas, duhet të më premtosh një gjë" dhe nxori nga sirtari dy librat e fotokopjuar. "Dua që t'i lexosh e të shkruash mbi ngjarjet tragjike për të cilat flitet në faqet e tyre. Kjo tragjedi është mbajtur e fshehur për pesëdhjetë vjet. Tani ka ardhur koha që bota ta marrë vesh të vërtetën." Nina i mori librat në dorë dhe filloi t'i shfletojë. "Qenkan botuar?!", tha e habitur. "U zhdukën nga qarkullimi sapo dolën. Prandaj dua që ti t'i bësh të njohura. Vetëm atëherë do të ndihem i qetë se e kreva detyrën time", përfundoi Piteri. *** Atë mbrëmje, Piteri i dha Lulit një zarf. Brenda ishin dy bileta avioni. Luli ngriti kokën e habitur. "Shiko itinerarin!" "Las Vegas dhe... Austri?!"

Të dhëna

Faqe348
ISBN9789995638283
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiPirro Dollani