Elvira Dones BD0334
Libër i ri
Ngjarjet e romanit Hana të Elvira Dones duket sikur nuk shkojnë përtej asaj çka mund ta quajmë historia e një burrneshe një procesi të dyfishtë transformimi të një qenieje njerëzore diku në Malësinë e Veriut.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
ISBN | 9789994302291 | |
Ngjarjet e romanit Hana të Elvira Dones duket sikur nuk shkojnë përtej asaj çka mund ta quajmë historia e një burrneshe një procesi të dyfishtë transformimi të një qenieje njerëzore diku në Malësinë e Veriut: nga femër në mashkull dhe, më pas, nga mashkull sërish në femër; një proces që nuk është thjesht kozmetikë, por rindërtimi së brendshmi e së jashtmi, pra fizik e shpirtëror, i një femre që andrallat e një jete të ashpër, por edhe ligjet e rrepta të një zakoni çnjerëzor, e shtrëngojnë të sfidojë natyrën, shoqërinë dhe, mbi të gjitha, vetveten. Romani i Donesit është edhe një metaforë e fatit të Shqipërisë, të cilën, afro pesëdhjetë vjet diktaturë, e shtrënguan të denatyrohet, të ndërrojë seks, zakone e mënyrë të jetuari, pra e tjetërsuan. Hana, alias Mark Doda, nuk është vetëm një qenie me seksualitet të ndrydhur, por një krijesë që ka humbur shpirtin. Në këtë rrugëtim, më fort shpirtëror e ndjesor sesa fizik të personazhit të saj, Dones ka ditur dhe ka mundur ti shpëtojë grackës së natyrshme të ngasjes për tu dhënë pas ekzotikës së figurës së alienizuar të femrës dhe dokeve të një vendi të braktisur e të harruar në një cep të qytetërimit perëndimor, por është përqendruar në zhbirimin e peizazheve të shpirtit dhe dramës njerëzore, duke shpërfillur efektet pikante, por gjithsesi sipërfaqësore që mund të argëtojnë lexuesin e dhënë pas botëve arkaike. Edhe pse fundi i romanit dhe mbyllja e tij me një fund të lumtur, pra rilindjen shpirtërore e fizike (seksuale) të Hanës nëpërmjet ngjizjes së një marrëdhënieje dashurore me Patrick-un, një gazetar amerikan, ngjan disi e beftë dhe e mbushur me ca pse që nuk marrin asnjëherë përgjigje shteruese e ngjajnë disi të pashtjelluara plotësisht. Me këtë roman, Dones eksploron dhe shpalos artistikisht botë që i kemi këqyrur nga larg si legjenda e gojëdhëna, apo si copëza lajmesh të kronikës në shtyp. Nëpërmjet sekuencave gati filmike të një realiteti të vrazhdë dhe anakronik, siç është ai i Shqipërisë së Veriut, të atrofizuar nga varfëria e tejskajshme dhe braktisja, të gjymtuar rëndë nga gjakmarrja, Elvira Dones na dëshmon se është një shkrimtare e prirur fuqimisht drejt temave të angazhuara si në rrafshin social ashtu edhe atë politik.
Faqe | 224 |
ISBN | 9789994302291 |
Viti i Botimit | 2012 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libra |
Numri i botimeve | I parë |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Elvira Dones shkruan me një stil të pastër dhe të freskët, duke ngritur pyetje dinake mbi kulturën, artin dhe, mbi të gjitha, mbi gjininë.
Romani "Yjet nuk vishen kështu" është I pari nga Trilogjia e Dhimbjes. Tema e Yjeve është trafiku i njerëzve, skllavërimi, tortura, rrënimi i shpirtit, shndërrimi në prostituta, vdekja e pareshtur. Yjet nuk vishen kështu nuk bën të lexohet nga ata që kanë zemër të dobët.
Një botim me një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë autorja si përralla moderne.
Ndoshta për herë të parë në një roman lufta na duket shumë afër normalitetit tonë: normalitetit të nejrëzve që jetojnë në Perëndimin modern, ku mund ti telefonohet një mikeshe në Nju-Jork, një të afërmi në Zvicër. Dhe ku, nëse mungon drita, nuk është e thënë që kjo të ndodhë sepse janë duke ardhur për të na marrë, një nga një, shtëpi më shtëpi.
Sikur të mos ishte gjithçka kështu si është, ..., do të kisha shumë toka për të ëndërruar; e do të kisha shumë letra për tu nisur nëpër botë njerëzve që nuk i kam parë kurrë; kam ulërima për tia përplasur këtij tavani gjithë njolla igrasie, por rri e mbytem këtu mes avujve të buzëqeshjes sime prej fantazme e vetëm një elektroshok do të më shpëtonte nga e...
Ky roman i Elvira Dones vjen me një ribotim tjetër, kësaj radhe tek shtëpia botuese Pegi, pas suksesit që pati botimi i parë dhe kërkesave të shumta të lexuesve.