Ari i rreme Shiko më të madhe

Ari i rreme

Maro Douka BDI0205

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

... Ari i rremë" është historia e një edukimi sensual, portreti i një brezi dhe rrëfimi i një dështimi. Nëse libri i Maro Doukës pati një sukses të tillë në Greqi sapo u botua dhe mbeti ende një vepër e rëndësishme, kjo ndodh se një brez i tërë identifikohet me të..." Fucille Farnoux, "Le Monde"

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928 21715 8

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ndryshimi i regjimit ishte një epokë kalimtare dhe fluide, plot kundërshtime dhe surpriza... Secili më vete dhe të gjithë së bashku kërkonin të pagabueshmen. Disa kërkonin shpërblime dhe disa heshtnin... Pikërisht në atë kohë shfaqet prozatorja e re Maro Douka, që me Arin e rremë hap perden e zbulon peizazhin e brendshëm dhe të jashtëm të kohës në të gjitha përmasat. Ngjarjet e romanit zhvillohen në vitet e para të ndryshimit të regjimit, mbulojnë periudhën e diktaturës me projektimet historike në klimën e luftës së ftohtë, gjatë Luftës Civile, pushtimit gjerman dhe shkatërrimit të Azisë së Vogël. Në ngjarje marrin pjesë personazhe nga të gjitha shtresat shoqërore... Gjetja më e rëndësishme është heroina kryesore dhe rrëfimtarja: Mirsinia. Mjet përzgjedhjeje nga bregu përballë i shkrimtares, nga klasa borgjeze. Kështu Douka mban distancë dhe gjendet në pozicion të favorshëm, ndërsa gdhend një heroinë larg përjetimeve të saj personale me ç'ka lë të kuptohet. Te Ari i rremë bashkudhëtojnë përvoja personale dhe vullneti artistik... Sinereza e subjektives dhe objektives është dallgëzuese me variante dhe ngjyrime elegante dhe të ndërlikuara. Nuk ekzistojnë karaktere absolutë: asnjë personazh nuk është vetëm simpatik apo antipatik. Të gjithë personazhet janë sintetikë. Botët e ndryshme që monumentohen në roman nuk ndahen, por ndërthuren me njëra-tjetrën. Dramatikja kombinohet me liriken...

Të dhëna

Faqe278
ISBN9789928 21715 8
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMaklena Nika
RomanSagë&Histori