“Dy vjet, tetë muaj dhe njëzet e tetë net” është një arritje që të lë gojëhapur dhe një testament i fuqisë së tregimit.
This book includes five complete practice tests (listening ,reading, writing and speaking) and one general training test (reading and writing), which follow the style and the format of the IELTS examination with key.
Të fshehtat e suksesit të Grishamit nuk janë aspak të fshehta. Ato janë dy: ritmi i tij, i cili shtrihet nga i shpejtë në marramendës, vdekjeprurës, dhe tema e zgjedhur prej tij – njeriu i zakonshëm përfshihet në një konspiracion të madh dhe në fund del fitimtar.
Ky libër, i cili përmbledh tre shekuj të lavdishëm të historisë turke, tregon se si Perandoria Osmane u shndërrua në një fuqi të Lindjes së Mesme.
Ne pikun e pushimeve verore, vjen edhe nje liber tjeter fantastik nga Jeronim Stilton: Kesaj radhe aventurat e botes miushore zhvendosen ne Havai. E ku ka me mire se sa te argetohesh me keto aventura ne ditet e nxehta te veres. Hata fare....
Ky libër magjepsës dhe drithërues që pason 'Nevërmur - Sprovat e Morigana Krout', bestseller sipas 'New York Times'dhe fitues i shumë çmimeve, është po aq interesant dhe tërheqës, dhe me siguri që do ta mbajë gjallë vëmendjen e lexuesit deri në faqen e fundit.
Gazeta e shkollës të nxjerr të palarat është pjesë e serisë Shkolla ime e çuditshme. Në shkollën “Fill Orja” është “Dita e karrierës”. Zonja Lili, që është gazetare, dëshiron t’i ndihmojë fëmijët të bëjnë gazetën e tyre. Çfarë ndodh kur Ei Xhei dhe shokët e tij bëhen gazetarë investigues. Kush do të pushohet nga puna? Kush do të përfundojë në burg?
Pse dashuria shndërrohet në "dashuri të tepërt" dhe kur ndodh kjo? Pse gratë nganjëherë, ndonëse e njohin partnerin e tyre si njeri të papërshtatshëm ose të papranueshëm nuk arrijnë dot të shkëputen prej tij? Ndërkohë që shpresojnë dhe dëshirojnë që "ai" të ndryshojë, në të vërtetë, përfshihen gjithnjë e më shumë në një mekanizëm të mësuari me gjendjen.
Libër i veçantë, plot ndjesi, zbavitës dhe nganjëherë me tone humori. Roman prekës mbi përjetimin e fëmijëve kur ju vdesin gjyshërit. Ky libër u përgjigjet pyetjeve të tyre madje guxon të thotë që shpesh të rriturit nuk dinë si të komunikojnë me fëmijët për këtë temë. Autori e trajton temën pa tabu, me shumë ngrohtësi e ndjeshmëri.
“Shkenca e logjikës” është njëri nga punimet më të njohura të Hegelit, i botuar edhe si libër me vete. Por, ajo është përfshirë, gjithashtu, edhe si pjesë e sistemit të tij filozofik, në veprën e njohur me titull “Enciklopedia e shkencave filozofike”.
Personazhi aq i njohur i përrallave shqiptare, Kacimicrri, niset në një udhëtim të gjatë rreth globit, për të takuar shumë personazhe të tjera të letërsisë botërore për fëmijë.
Një roman i përshkuar nga skena rrëmbimesh, plane djallëzore vrastare që mbajnë pezull fatin e personazheve dhe intriga të stisura prej letrash, të cilat priten të zbulohen, "Purple" ngrihet mbi binomin e krimit dhe vrullit të pasionit që prodhojnë dramaticitet dhe dinamizëm në strukturën e tij tekstore.
Per here te pare vjen ne shqip nje liber per personazhin e shquar te filmave vizatimor, hajdutin Lupen; perkthyer nga Adrian Beshaj dhe botuar nga Muza. Ky eshte libri i pare i serise se Lupenit
Bazuar në hulumtimet më të fundit, zhvillimet qendrore në politikë, shoqëri, ekonomi dhe kulturë krahasohen në mënyrë transnacionale, duke i bërë të qarta dallimet dhe ngjashmëritë mes shteteve të veçanta të Ballkanit, por edhe të mbarë rajonit në kontekstin evropian.
Kjo seri fantastike e autoreve italiane Stefania Mei dhe Sara Vagini vjen me tre libra te cilet jane per grup-moshat e femijeve ne sistemin arsimor parashkollor, - per moshat 4-6 vjec, dhe qe permbajne informacione dhe ushtrime te cilet rrisin nderaktivitetin dhe aftesite njohese te femijeve
Kjo eshte nje seri fantastike per lexuesit e vegjel, - sidomos per djemte, pasi Aventurat e Arsen Lupenit jane vleresuar me cmimin Strega ne Itali dhe mbeten nder rrefimet me brilante pas realizimit te filmit dhe serialit ne Nettflix. Ne e rekomandojme ne set per lexuesit e vegjel si nder serite me te mira per kete kategori lexuesish ne moshen 7-13 vjec.
Kjo seri përmban 4 libra me nga 150 figura ngjitëse plot ngjyra: “Vishni me figura ngjitëse princeshat e hijshme”, “Vishni me figura ngjitëse balerinat e bukura”, “Vishni me figura ngjitëse shoqet e ngushta”, “Vishni me figura ngjitëse pyllin e magjepsur”. Çdo libër përmban më tepër se 20 veshje ose paraqitje krijuese. Merrni figurat ngjitëse, krijoni...
Në këtë libër do të gjeni këshilla e rregulla për parandalimin e dhimbjeve dhe menaxhimin postural. Njohuri mbi aparaturat më inovative dhe më të përdorura në këtë fushë. Njohuri të përshtatura për të gjithë që duan më shumë informacione rreth profesionit
Raina Telgemeler na sjell përsëri një histori motivuese, mbresëlënëse, argëtuese dhe të vërtetë që ka të bëjë me rritjen dhe me guximin për t'u përballur dhe për t'i mposhtur frikërat.
Kjo seri përmbledh vepra përfaqësuese të dhjetë shkrimtarëve të njohur të letërsisë kineze për fëmijë, disa prej të cilëve janë nominuar për Çmimin Hans Christian Andersen. Të gjitha veprat e tyre janë përralla dhe histori për fëmijë kinezë. Ka marrëdhënie midis dashurisë dhe lumturisë, realitetit dhe fantazisë, njerëzve dhe natyrës.
Ky libër i risjellë në shqip pas kaq vitesh me përkthimin e Virgjil Muçit është një kryevepër e vockël që të frymëzon dhe të bën të ndihesh bukur. Vetëm mbasi ta keni lexuar, të dashur fëmijë, do të më jepni të drejtë! Ndaj mos u mendoni dy herë ta merrni në duar!"
Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Romani vjen në shqip përmes përkthimit të Ilir Baçit
Të vërteta befasuese mbi përmbushjen, dashurinë dhe suksesin
Lexuar si dy leksione frymëzuese para studenteve të dy kolegjeve të vetme për vajza në Britaninë e Madhe në vitin 1928, Një dhomë më vete konsiderohet njëkohësisht një ese mbi shoqërinë, një ese mbi letërsinë dhe një roman modernist, një i tillë që përdor shkrimin si art dhe jo thjesht si mjet shprehës.
Ne kete set ne kemi perzgjedhur dy prej librave me te mire te epokes tone per biznesin, te cilet vijne ne ndihme ne fushen e menaxhimit dhe te marketingut. Jack Welsh sjell pervojen e tij 20-vjecare ne drejtimin e General Electric, ndersa Robert Caldini tregon pervojen 30-vjecare ne ate qe ai e quan psikologjia e dakordesise, duke treguar menyra sesi te...
Pas suksesit qe pati Mark Manson me librin e tij Arti i brishte i not giving a f.ck, ku autori propozoi nje skeme te kundert me ate te mendimit pozitiv per ta sfiduar jeten, edhe edhe ditari, i cili eshte botim plotesues. Permes tij, mund te zbatoni parimet per te mos e çare koken nga trazimet e perditshmerise
I rilexuar sot, rreth pesëdhjetë vjet mbasi është shkruar, ky roman godet në një shënjestër shumë të gjerë, të pakufizuar as në hapësirë as në kohë.
AUTORJA BESTSELLER E NEW YORK TIMES DHE USA TODAY na sjell historinë e një gruaje që sfidon fuqinë dhe fatin e saj në një botë maskiliste, përmbyllet në mënyrën më intriguese dhe të ndier, duke gjetur dashurinë e vërtetë. Me romanin “Përgjithmonë bashkë” mbyllet trilogjia Creek Canyon: Libri i parë: “Shtegu për tek ti” Libri i dytë: “Streha e dashurisë”