Personazhi ynë ka një të veçantë: Ai është i dashuruar pas natyrës dhe kafshëve si asnjëri prej miqve të tij. Në këtë libër vijnë aventurat e vogëlushit Krisli kur shkon në fshat tek gjyshi i tij, Selimi. Në faqet e tij do të gjeni historitë e vogëlushit në udhëtimet që bën mes natyrës, detit, dhe botës së madhe të kafshëve. Libri është shoqëruar me shumë...
“Ballkani në historinë botërore” është shkruar me energjinë dhe gjallërinë e jetës, me një vështrim të freskët pozitiv për Ballkanin, për këtë rajon me larmi kulturore e kompleksitet historik të habitshëm e të jashtëzakonshëm.
Romani është një përgjigje e mënyrave se si mbahej gjallë sistemi diktatorial në Shqipëri, cilat ishin dilemat dhe pse-të që e çonin qenien në zgrip ekzistencial. Ai shndërrohet kështu në një dëshmi letrare, nëpërmjet së cilës zbulohen tronditjet psikologjike, misteret, hakmarrjet dhe metodat e përdorura për tjetërsimin e njeriut në diktaturë.
Ëndrra kosovare për pavarësi, çlirimi nga Serbia pas përmbysjes së Millosheviçit, ringjallja e Sarajevës, një Mal i Zi sërish i pavarur, mrekullitë e Shqipërisë dhe kërkesa e maqedonasve për të përftuar identitetin e tyre: Ballkani mbetet ngaherë një tokë legjendash, i aftë të shkatërrojë jetë njerëzish e të prishë kufijtë.
Një përmbledhje e studimeve të viteve të fundit të Prof. Uçit. Në to spikat stili estetik, që i bën ato tërheqëse dhe interesante jo vetëm për specialist të fushës, por edhe për lexues të tjerë të interesuar për temat, si puna ime. Në studimet e prezantuara në libër Prof. Uci analizon kryevepra të letërsisë botërore nga antikiteti e deri në ditët e sotme.
Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.
Është epopeja e Tremal-Naikut, gjahtarit të gjarpërinjve, "një tip i lezetshëm bengalezi, mbi të tridhjetat", që lëviz me shpurën e maharait besnik Kamamuri, të Darmës, tigrit, dhe të Puntit, qenit.
Si të Flasim Gjuhën e Parasë është një libër praktik me një gjuhë të thjeshtë, që i ndihmon lexuesit të aftësohen në gjuhën më universale në botëgjuhën e parasë
Autoret Joan Holub dhe Suzanne Williams u japin nje prekje moderne miteve greke me serine Vajzat Perendesha. Ndiqni uljengritjet e jetes shoqerore hyjnore ne Akademine e Malit Olimp, ku vajzat perendesha e djemte perendi me te privilegjuar ne panteonin grek mprehin aftesite e tyre mitike.
Vajza e Hitlerit është një roman për fëmijë nga autorja australiane për fëmijë Jackie French. Ky libër u botua fillimisht në vitin 1999 dhe është një nga librat më të njohur e vlerësuar nga kritika franceze.
Doktor Hiller po përballet me momentin më të vështirë të jetës së tij. Operacioni i rradhës i neurokirurgut të shkëlqyer nuk thjeshtë ajo në një pacient për të cilin ai është shpresa e fundit. Pacientja është Silvia, dashuria e tij e vetme.
Mamaja e famshe e Gorzilit, Sitha, vjen për të parë së kush i vrau të birin
Nxënësit e AGJD shkojnë në pyllin e Zi për të kërkuar arin e Sithes
Vampiri i vogël hungëron pa pushim në gërmadhat e kështjellës në Luginën e Rrëmetit. Antonit sigurisht iu desh të shpërngulej në bujtinën e mërzitshme të zonjës Miroshe. Për fat, edhe këtu ai arrin ti shpëtojë herë pas here syve të vëmendshëm të prindërve. Vampiri i vogël e pret në një orë mësimi për Kronikat e familjes. Në fund Antonit i duhet të mësojë...
Antonin e ka marrë malli për shokët e tij vampirë, të cilët jetonin në zgavrën e varrezave lokale. Rudingari, vampiri i vogël dhe motra e tij Ana, tani jetojnë shumë larg, në rruginën e Rrëmetit. Kështu që, kur prindërit e pyesin Antonin se ku dëshiron ti kalojë pushimet, ky zgjedh pa mëdyshje një vend pranë shtëpisë së re të vampirëve
Një set me libra për fëmijë nën titullin 'Zbulimet e Para' Librat kane 37 faqe secili dhe jane te pershtatshem per femijet tuaj te grupmoshes 3-6 vjec
Nje set me tre libra per 3 Vjetorin Seti përmba: "Përrallëza për fëmijë", "Shkruaj, fshi ,meso shkronjat" dhe "Shkruaj, fshi, meso numrat"
Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë.
Këto dy libra do të jenë miqtë më të dashur të vogëlushëve tuaj për tu njohur me natyrën dhe me kafshët. Këto botime janë plot ngjyra, dhe të kuruara në aspektin didaktik për të ndihmuar në zhvillimin psiko-social të fëmijëve të moshës 0-3 vjeç.
Këto botime ofrojnë njohjet e para për vogëlushët tuaj për traktorin, zjarrfikësen anijen dhe avionin. Dashuritë e mëdha për jetën e kanë zanafillën në moshën e vogël. Librat janë me materiale të padëmshme për shëndetin dhe me kopertinë të butë, me mbushje. Seti rekomandohet për moshën 3 - 6 vjeç. Bukinist jep një ofertë të veçantë për ju
Në këtë set për vogëlushët vijnë botime dhe lodra zbavitëse me muzikë që edukojnë fëmijën tuaj sipas modeleve edukative për matjen e orës, loja me kafshët e fermës dhe modelimi i sjelljes së doktorit me pacientin. Pakoja rekomandohet për fëmijë të moshës deri në 3 vjeç, por edhe më lart. Bukinist e sjell në një ofertë të veçantë për ju. Bukinist jep një...
Ky është një set tejet i përzgjedhur me kujdes për të mësuar fëmijën tuaj në hapat e para të jetës; shkronjat, fjalët dhe fjalitë, mjedisi përreth në qytet, fshat, në natyrë, njerëzit, vendet dhe pjesët e trupit të njerit. Këto libra sjellin jo vetëm foto, por edhe tinguj dhe zëra, duke ndikuar në rezultatet pedagogjike të të nxënit të fëmijës tuaj. Ky...
Një roman psikologjik, i analizave të thella, i zhbirimit të skutave më të fshehta të ndërgjegjes njerëzore.
Babi, mami, vëllai apo motra, gjyshi dhe gjyshja janë njerëzit tanë më të dashur, janë modelet që ne duam t’ju ngjajmë dhe janë ata përmes të cilëve e njohim dhe e eksplorojmë botën. Prandaj ky set me gjashtë libra vjen me histori brenda familjes e cila është modeli me të cilin e shohim dhe e vlerësojmë botën.
Klasikët mbeten teksa librat vijnë dhe shkojnë. Në këtë set kemi përzgjedhur 5 vepra klasike të përshtatura për fëmijë: Hajdi, Kopshti sekret, Aventurat e Pinokut, Ishulli i thesarit dhe Udhëtim në qendër të Tokës”. Seti është i rekomandueshëm për lexuesit e moshës 7 – 12 vjeç dhe Bukinist i jep në një ofertë të veçantë për ju.
Një botim special i shoqëruar me shpjegime dhe foto që nga koha e Princ Vidit deri në ditët tona për dekoratat që ka dhënë shteti shqiptarë për personalitetet vendase dhe të huaja. Autori Filip Rrumbullaku ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës në periudhën kur në krye të shtetit ishte Alfred Moisiu prandaj ky botim vjen i plotë, i gjithëanshëm dhe...
Dashuria, urrejtje, lumturia, dëshpërimi, morali, imoraliteti, lakmia dhe sakrifica, gjithë virtytet e dobësitë e karakterit njerëzor shtjellohen mjeshtërisht në këtë roman grotesk, të shkurtër, por të përsosur, të autorit të madh anglez të shek. XX, vepër që shkëlqen me një dritë të errët në krijimtarinë e gjerë të Graham Greene.
“Engjëj të armatosur” i Diana Çulit është romani i saj më i arrirë
D’Estornelles De Constand, Sekretari i Komisionit të Caktimit të kufije të Shqipërisë me Malin e Zi (në vitet 1878-1880, gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit), shkruan i penduar në kujtimet e veta për atë që patën bërë ndaj Shqipërisë.