Misteret e xhungles se zeze Shiko më të madhe

Misteret e xhungles se zeze

Emilio Salgari BDR024

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Është epopeja e Tremal-Naikut, gjahtarit të gjarpërinjve, "një tip i lezetshëm bengalezi, mbi të tridhjetat", që lëviz me shpurën e maharait besnik Kamamuri, të Darmës, tigrit, dhe të Puntit, qenit.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789994399598

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Mjedisi është ai i deltës moçalore labirintike të Sandërbandeve të mistershme, të pyllit të virgjër që në çdo hap të ofron dëshmi të mrekullueshme, të vë përpara takime dhe kurthe të paparashikuara dhe që e bën këtë libër një nga më magjepsësit mes shkrimeve të Salgarit. Në zemër të pyllit, Tremal-Naiku sheh vegimin e paharrueshëm të një vajze, e cila e shtyn drejt një kërkimi të çmendur. Është Ada Korishant, një adoleshente e ëmbël si Perla e Labuanit, e cila është caktuar të bëhet Virgjëresha e Pagodës, priftëresha e hyjneshës Kali, nga një sekt i dhënë pas theroreve barbare. Hyn në botën salgariane miti i thagëve, fanatikë që fshehin mbi kraharor një tatuazh të gjarprit me kokë gruaje dhe që hedhin një gjalmë mëndafshi, e cila në fund ka një sferë plumbi, për të mbytur viktimat e tyre. Këta sektarë gjenden kudo dhe kryetari i tyre, Sujodana, biri i ujërave të shenjta të Gangut, ushtron një pushtet mizor, nga i cili është thuajse e pamundur të mbrohesh. Me mitin e thagëve zhvillohet shija salgariane për okultin, për ritet e fshehta, për zakonet dhe skenat ekzotike. Ngjarja thekson tiparet e një lëvizjeje dhe të një përmbysjeje të vazhdueshme. Tremal-Naiku, i kapur dhe i lidhur nga shantazhi i thagëve, duhet të vrasë kapitenin Mekfërson, babanë e Adës. Vetëm një mrekulli do të mundësojë lirimin e armatosur pa njollën e krimit të pandreqshëm

Të dhëna

Faqe331
ISBN9789994399598
Viti i Botimit2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë