Kenneth Oppel eshte po aq brilant ne...
Subcategories
Një libër që i jep përgjigje shumë pyetjeve, duke në bërë të jemi komunikues perfektë.
Ekokardiografia, ekzaminimi i zemrës me ultratinguj e njohur, e njohur shpesh me termin “teknika e pamjes së të padukshmes” është duke u zhvilluar në mënyrë marramendëse dhe nuk do të jetë e largët dita, kur ultratingujt do të pasqyrojnë në ekran botën molekulare të zemrës. Në këtë mënyrë, ajo sot ka zënë vend në arenën e teknikave imazherike të...
Libri ka synim të jetë sa më praktik me teoritë. Libri prek në tri fusha: Leximin dhe Shkrimin e letërsisë dhe në Shkrimin pragmatik. Të tri fushat janë të patrajtuara në shkrimet teorike shqipe me metodologji të ktillë.
Për ekonomistët profesionistë është tunduese të shkruajnë një tekst mësimor për të interpretuar pikëpamjen e një ekonomisti dhe për të theksuar ato subjekte të cilat i magjepsin ata dhe ekonomistët e tjerë. U përpoqëm ta vinim veten në pozitën e dikujt që e shikon shkencën ekonomike për herë të parë.
Hyrje në teoritë klasike dhe moderne të demokracisë, nga Aristoteli deri sot. Klasifikimi i vendeve sipas performancës dhe pozicioni i Shqipërisë. A ka deficite të demokracisë Bashkimi Europian dhe parashikimi për të ardhmen.
Vepra shtjellon të gjitha nocionet bazë të gramatikës së gjuhës shqipe. Ajo ofron të dhëna në sistem për shqipen e sotme standarde. Ajo jep mundësi të njihet struktura fonetike e gramatikore e shqipes standarde.
Bota mitike është një refleks i vetvetes, një refleks në të cilin ajo (vetvetja) ekziston si rezultat i një gjendjeje të re të papritur, që ndryshe mund të quhet gjendja e rikthimit, arsyeja e së cilës është ruajtja dhe vazhdimi, brenda qenies, i veprimit.
Dr. Leonard Dauti sjell një përvojë të gjatë studimesh dhe hulumtimesh në fushën e gjuhësisë së tekstit, duke rrokur çështje në rrafshin teorik por edhe përmes analizave tekstuale në rrafshe të ndryshme diskursi.
“Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe” i akademik Kolec Topallit është një nga veprat themelore në lëmin e Albanologjisë. Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë e nderoi me çmimin “Çabej” për vitin 2018 akademik Kolec Topallin, pas botimit të kësaj vepre.
"Ky libër flet për arkitekturën; për shqetёësimet, synimet dhe arritjet e njerëzve qё u morën me të dhe se si u prit puna e tyre. Kjo bëhet nëpërmjet historisë. Ai është një guidë leximi për arkitekturën e djeshme, me shikimin e kthyer kah e nesërmja."
Ky eshte nje tekst akademik qe AADF - Albanian-American Development Foundation e sjell ne shqip per studentet dhe sipermarresit nga botimet e McGraw - Hill, ne botimin e nente te tij te perditesuar dhe eshte i redaktuar dhe i pergatitur nga pedagoge te Fakultetit Ekonomik ne procesin e mesimdhenies ne Shqiperi
Ky eshte nje tekst akademik qe AADF - Albanian-American Development Foundation e sjell ne shqip per studentet dhe sipermarresit nga botimet e Mc Graw Hill Education, ne botimin e 11-te te tij, te perditesuar dhe eshte i redaktuar dhe i pergatitur nga pedagoge te Fakultetit Ekonomik ne procesin e mesimdhenies ne Shqiperi
Ky eshte nje tekst akademik qe AADF - Albanian-American Development Foundation e sjell ne shqip per studentet dhe sipermarresit nga botimet e Pearson Education, ne botimin e 7-te te tij, te perditesuar dhe eshte i redaktuar dhe i pergatitur nga pedagoge te Fakultetit Ekonomik ne procesin e mesimdhenies ne Shqiperi
Në këtë libër, i dyti i një serie me 12 volume, flitet për historinë e Al Qaedas (AQ) në SHBA dhe Kanada, drejtuesit dhe operatorët kryesorë, shtetasit amerikanë të lidhur me grupet terroriste që bashkëpunuan me AQ, sulmet terroriste të AQ në SHBA
Në këtë libër, i pari i një serie me 12 volume, lexuesi do të njihet me fazat e zhvillimit të Al Qaedas (AQ) përgjatë pesë gjeneratave të saj.
Në këtë libër, i treti i një serie me 12 volume, flitet për Al Qaedan (AQ) në Europë.
E drejta e migracionit është një fushë e rëndësishme e së drejtës që ka marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit. Teksti analizon në mënyrë të thelluar të drejtën ndërkombëtare, të drejtën e Bashkimit Evropian dhe legjislacionin shqiptar në fushën e migracionit, duke e ilustruar me vendime gjyqsore nga tribunanet ndërkombëtare dhe...
Për herë të parë në Shqipëri vjen një libër i cili synon të thjeshtojë leximin e taksimit në ligjin e shkruar. Në këtë libër (i pari në një dyshe librash), lexuesi pajiset me koncepte bazë, të rendituara sipas ligjërimit në taksimin e shkruar në ligj.
Në këtë libër është zhvilluar me tej njohja për pozicionimin e projektit të taksimit në juridiksionin Shqiptar, duke treguar për detaje të juridiksionit tatimor shqiptar. Me sfond teorinë e pozitivizmit ligjor (legal positivism) është treguar se si ligjvënësi shqiptar ka përshtatur modelin ndërkombëtar për taksimin (TVSH-ja, Akciza, etj.) sipas vullnetit...
Libri është pjesë e aktivitetit të përbashkët kërkimor të Universitetit POLIS dhe Arkivit Qëndror Teknik të Ndërtimit (MZHU)
Kevin Lynch ka dalë me një vëllim të rrjedhshëm, të organizuar me kujdes dhe që ka të njëjtën forcë dhe rëndësi për ndërimin e qytetit sa edhe The Art of Bulding Cities i Camillo.
Antonino Saggio është një profesor i teorisë dhe projektimit në arkitekturë, si dhe një kërkues me reputacion ndërkombëtar, përfshirë botimin e një prej kolanave më të pasura teoriko-kritike europiane në këtë fushë, e cila përmbledh mbi 40 botime.
Ky studim inovativ është realizuar në kuadër të njësive kërkimore të Universitetit Polis: “IF, Innovation Factory” në bashkëpunim me njësinë e kërkimit të Universitetit të Ferrarës.
Ky botim vjen si rezultat i seminarit ndërkombëtar të PhD-së ndërmjet Universitetit POLIS, Tiranë dhe Departamentit të Arkitekturës së Universitetit Ferrara, Itali.