Kërko më tej
Produktet më të shikuara
Subcategories
Një bestseller i menjëhershëm i USA Today! Gjithçka filloi vetëm me një rresht. "Do të pres përgjithmonë, në qofsha i detyruar."PEN PAL, fenomeni i BookTok-ut, është një romancë e errët, e nderë, e shkruar me kthesa të paharrueshme që do t'i lënë lexuesit pa frymë. Kjo romancë marramendëse për dashurinë e pamohueshme nga superylli J.T. Geissinger...
Mekenzi Kasperi është një studente e shkëlqyer, por ajo njihet më shumë prej së ëmës, një autore bestselling, thrillerat e errët dhe të koklavitur të së cilës numërojnë admirues të përkushtuar në të gjithë botën.
Episodi i Tre Mbretërve, të cilët erdhën nga Arabia e lumtur për të adhuruar Fëmijën Jezus, nëse është vetëm tema e disa rreshtave të vetëm njërit nga katër Ungjijtë, ka goditur thellë imagjinatën e njerëzve për dy mije vjet. Është homazh i popujve të largët për Shpëtimtarin, është, ndoshta edhe më shumë, shpërthimi madhështor dhe mahnitës i Një mijë e...
Për njëzet vjet, pesëmbëdhjetë vjet, e gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës, Tregimtari e pat fiksuar vështrimin te Fania, mikja e tij. Ai ishte i ndjeshëm ndaj trupit të saj të fortë, të ngjeshur dhe ndonjëherë gjysmë të vdekur si ai i Njeriut të Ngurtësuar. Në këtë trup, diçka kishte ngrirë dhe nuk qarkullonte: gjaku? limfa?
Adrian Nuri heton ç‘fshihet pas rrëfimit biblik mbi krijimin e njeriut.Cilët kanë qenë Adami dhe Eva, dy mëkatarët që formuan çiftin e parë njerëzor? Dyshon se dikush tjetër qëndronte pas gjarprit, i cili i shtyu drejt tragjedisë së parë në kozmos: vdekja hyri mes njerëzve dhe qysh atëherë përcaktoi fatin e tyre.Nisi edhe lufta midis dy sekseve.
Hije që të ndjekin pas, ky kapitull i ri epik, prekës dhe i paharrueshëm, do t’i magjepsë lexuesit brenda faqeve të tij me historinë e Robinit dhe Strajkut.
Erin Doom vijon me nje tjeter roman, po aq mbreselenes sa Fabrikanti i loteve, i titulluar Ashtu sic bie debora. Ky liber eshte hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Dituria
Romani “Jam mysliman” i Ben Blushit është një rrëfim ironik dhe filozofik mbi përplasjen midis fesë dhe shtetit laik në Shqipërinë moderne. Ngjarjet zhvillohen në Rrugën e Kavajës, ku ...
Po sikur makthet tuaja në të vërtetë të mos jenë makthe? Ne kalojmë mesatarisht 33 vjet të jetës duke fjetur. Por çfarë ndodh ne të vërtetë dhe ç'jemi në gjendje të bëjmë ndërsa ...
Personazhi i këtij libri, Sefer Daja (1897-1977), një qytetar tiranas autokton, është i njohur dhe shumë popullor në Tiranë për krijimet e tij artistike, humoristike dhe satirike, me ...
Jeta e çdo njeriu është rrugëtimi i tij drejt vetes, përpjekja e një udhe, treguesi i një shtegu. Asnjë njeri nuk ka qenë kurrë tërësisht vetvetja; megjithatë, gjithkush përpiqet të ...
A je online Njohja me të mund të kish' qenë ndyshe, por bota na solli në një rrjetë, viktimat e së cilës mbetën ndjenjat dhe vrasësi largësia. Një ditë, një javë, një muaj, ndoshta edhe ...
Vazhdimi emocionues i librit "Harabeli i kuq". fitues i çmimit "Edgar". është kaq autentik! Skenat e aksionit janë përtej çdo imagjinate! The New York TimesNjë histori në dukje kaq e mundshme ...
Askush s'do ta shpëtojë zemërimin tim. Aq më pak ata që më kanë tradhëtuar.
Stefan Zweig dhe bashkëshortja e tij, Elizabeth Charlotte Zweig, vdiqën nga dora e tyre në Petropolis, Brazil, më 23 shkurt 1942. Kjo ishte porosia e fundit i zotit Zweig:"Para se të ndahem nga ...
Një burrë kthehet në qytetin ku, 27 vjet më parë, kishte ndodhur një vrasje e mistershme, i vendosur t'i shkojë deri në fund historisë. Vetëm disa orë pas martesës me bukuroshen Anhela ...
Të gjithë kemi qenë në këtë situatë të ngecur në një cikël të çfarë- nëse, të rrënuar nga pavendosmëria, të paralizuar nga frika e të bërit gabime. Askush nuk do të jetojë një jetë të tillë, por të menduarit e tepërt nuk duket sikurse diçka që ne mund të vendosim ta ndalim.
Një mjet i thjeshtë për të ndërtuar një jetë më të mirëJeta moderne është një fushë minash stresi. Në këtë libër, Owen O'Kane ka si qëllim t'ju mësojë si të bëheni terapisti i ...
Merit Vosi mbledh trofe që nuk i ka fituar dhe sekrete që familja e saj e detyron t'i ruajë. Ndërsa vërtitet në dyqanin e antikave të qytetit për trofeun e radhës, takon Seganin. Mënyra e ...
Ky roman ezoterik, nuk është vetëm për lexuesit që kanë njohuri dhe e duan muzikën, veçanërisht pianon. Ai zhytet në tema të rëndësishme sociale dhe thelbësore, si janë dhimbja e shkaktuar nga humbja e një njeriu të dashur, ëndrrat e vrara, vetmia... ndërsa pianoja nuk është thjesht instrument muzikor, por ka një prani pothuajse njerëzore, është si një...
Bo është tetëdhjetë e nëntë vjeç dhe vetmia e tij thyhet vetëm nga vizitat e asistentëve në shtëpi, që kujdesen për të. Përndryshe, nuk ka shumë gjëra me shije të mirë. As ëmbëlsirat me krem që i biri, Hansi, këmbëngul t’ia blejë dhe t’ia fusë në frigorifer...
Këtë verë ata do ta mbajnë premtimin.Këtë verë nuk do t’i dorëzohen tundimit.Nga Autorja Bestseller ePas Asaj VereTakohemi te Liqeni
Grejsa Andersoni, një vajzë e pafajshme dhe e thjeshtë, rritet pa praninë e prindërve, të cilët kishin zgjedhur të jetonin jetë të ndryshme, pasi rrugët e tyre ishin ndarë me kohë.Cilat ...
Historinë e miqësisë midis Narcisit të talentuar, erudit e asket, dhe Gojartit, një artist endacak e gjenial, autori e vendos në mesjetën legjendare të katolicizmit manastiror, e cila është një prej epokave historike më të parapëlqyera në krijimtarinë e tij letrare.
Shtator 1943.Trupat e ushtrisë gjermane, që drejtohen nga komandanti Hauptman, kanë marrë në kon troll gjithë Romën duke ushtruar dhunë dhe terror të egër. Fati i luftës së Dytë Botërore ... Ky roman është një sinfoni mbresëlënëse për dashurinë, besimin, guximin dhe vetmo-himin, dhe të qënit human në rrethanat e dhunës ekstreme.
Ne kete set gjeni kater vellimet e serise Twisted: Dashuria, Lojera, Urrejtje dhe Genjeshtra. Nje seri qe eshte kthyer ne nje fenoment global dhe qe tashme eshte i plote edhe ne shqip permes shtepise botuese “Dritan”
Dreamland Billionaires nga Lauren Asher është seti ideal për adhuruesit e romancave bashkëkohore me tension, humor dhe personazhe që të mbeten në mendje.
Zonjusha e mrekullueshme Kesidi, që i zgjidh të gjitha problemet me qetësi, të sjell në mend Meri Popinsin, arkeologen detektive Amelia Peabadi, madje edhe aventurieren austriake Ida Pfeiffer, e cila ka vizituar Singaporin në shekullin e XIX.
Vëllimi i dytë i romanit “Saga e Forsajtëve” i shkon drejt e në thelb shoqërisë britanike, që gëlon nga eleganca dhe hipokrizia.