Pen pal Shiko më të madhe

Pen pal

J.T.GEISSINGER BDR002

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një bestseller i menjëhershëm i USA Today! 

Gjithçka filloi vetëm me një rresht. 

"Do të pres përgjithmonë, në qofsha i detyruar."

PEN PAL, fenomeni i BookTok-ut, është një romancë e errët, e nderë, e shkruar me kthesa të paharrueshme që do t'i lënë lexuesit pa frymë. Kjo romancë marramendëse për dashurinë e pamohueshme nga superylli J.T. Geissinger nuk duhet humbur!

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN978-9928-377-68-5

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Letra e parë mbërriti ditën që u varros im shoq. Ishte me vulë postare nga burgu shtetëror dhe përmbante një fjali të vetme:

Do të pres përgjithmonë, në qofsha i detyruar.

Ishte nënshkruar nga Dantja, një burrë që nuk e njihja.

Thjesht nga kureshtja, i shkrova përsëri, për ta pyetur se çfarë po priste saktësisht.

Përgjigjja e tij?

Ty.

I thashë burrit misterioz se kishte gjetur vajzën e gabuar. Nuk ishte dakord. I thashë se nuk ishim takuar kurrë, por ai ma ktheu se gabohesha.

Vazhduam kështu, duke shkëmbyer çdo javë letra që bëheshin gjithnjë e më intime. Pastaj një ditë, letrat u ndalën. Kur e mora vesh pse, ishte tepër vonë.

Dantja ishte në pragun im.

Dhe asgjë në botë nuk mund të më kishte përgatitur për atë që ndodhi më pas.

Të dhëna

Faqe348
ISBN978-9928-377-68-5
GjuhaShqip
StatusiI ri
PërkthyesiViola Bazelli