Aristidh Ristani BEL0073
Libër i ri
Historinë e miqësisë midis Narcisit të talentuar, erudit e asket, dhe Gojartit, një artist endacak e gjenial, autori e vendos në mesjetën legjendare të katolicizmit manastiror, e cila është një prej epokave historike më të parapëlqyera në krijimtarinë e tij letrare.
9 Artikuj
Shtëpia Botuese | Elena Gjika | |
| ISBN | 9789994396368 | |
Romani "Narcisi dhe Gojarti", me nëntitull "Histori e një miqësie”, është një prej veprave më të suksesshme të shkrimtarit të shquar Herman Hese. Qysh kur u botua për herë të parë, në vitin 1930, ajo u vlerësua nga kritika si një vepër në vazhdën e traditës së romanit edukativ gjerman. Historinë e miqësisë midis Narcisit të talentuar, erudit e asket, dhe Gojartit, një artist endacak e gjenial, autori e vendos në mesjetën legjendare të katolicizmit manastiror, e cila është një prej epokave historike më të parapëlqyera në krijimtarinë e tij letrare. Narcisi e ndien se prirja e mikut të tij nuk është jeta prej murgu, dhe e ndihmon që ai të zgjedhë rrugën e vet. Dhe kështu nis për Gojartin jeta endacake, nisin aventurat e tij dashurore. Tomas Mani, duke vlerësuar lart këtë vepër të Herman Heses, thotë: "... një libër i mrekullueshëm, me një mprehtësi të rrallë poetike, me një përzierje elementesh të romantizmit gjerman e të psikologjisë moderne, madje edhe të psikanalizës frojdiste, një roman krejt i veçantë për sa i takon çiltërsisë dhe përmbajtjes interesante." Nisur nga ngjarjet mjaft tërheqëse dhe nga bukuria mahnitëse gjuhësore, kritika letrare e cilëson këtë roman si një vepër të madhërishme, plot dashuri e vuajtje, plot lumturi e fatkeqësi, si një libër që mbetet gjithmonë aktual dhe që të shoqëron përherë në rrugën e gjatë e të vështirë të jetës.
| Faqe | 348 |
| ISBN | 9789994396368 |
| Viti i Botimit | 2008 |
| Gjuha | Shqip |
| Statusi | I ri |
| Përkthyesi | Aristidh Ristani |