Kërko më tej
Në kohën kur ideologjitë janë...
Subcategories
Pas një operacioni që duhej të ishte fare i thjeshtë, Lusi Barton fillon ta marrë veten dalëngadalë. E ëma, me të cilën nuk ka folur prej vitesh, vjen që ta shohë.
Dashuri dhe pedagogji nga Miguel de Unamuno është një roman satirik dhe filozofik që kritikon idenë e edukimit të bazuar vetëm në teori shkencore dhe racionalizëm. Historia ndjek një baba që përpiqet ta rrisë djalin e tij sipas parimeve të rrepta pedagogjike, duke synuar ta kthejë në një gjeni përmes metodave të planifikuara me kujdes. Megjithatë,...
Racë e keqe është një roman me tematikë sociale që trajton paragjykimin, diskriminimin dhe pasojat e urrejtjes në shoqëri. Përmes një rrëfimi realist dhe emocional, autori paraqet personazhe që përballen me gjykime të padrejta dhe me mentalitete të ngushta, të cilat ndikojnë thellë në jetën e tyre.
Londër, në ditët e sotme. Ela gjen në kutizën e drunjtë që i dorëzon noteri, një foto bardhezi të një gruaje me një vajzë të vogël, si dhe një partiturë muzikore.
Një vajzë e vogël, gjyshi i saj, zbulimi i bukurisë, i artit... dhe i jetës.Mona është dhjetë vjeç dhe jeton në Paris me prindërit, kur një ditë fare papritur, nuk shikon më nga sytë. ...
Ky është një roman i fuqishëm dhe tronditës mbi sklla-vërinë, kujtesën, fajin dhe dashurinë më të thellë njerëzore, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë amerikane.
Një nga veprat më të arrira për mashtrimin që bëhet në art.
Meri Shelli, autorja e Frankenshtajnit, ishte e bija e filozofit radikal Uilliam Goduinit (William Godwin), i cili e përshkroi atë si “njëmendërisht të guximshme, disi arrogante dhe aktive nga mendja”. Nëna e saj, Maru Uëllstounkraft, e cila vdiq pak ditë pas lindjes së saj, ishte mbrojtëse e famshme e të drejtave të grave.
Vogëlushja Elba mban emrin e një lumi të madh të Veriut: ka vendosur nëna e saj ta quajë kështu. Në fillim, nënë e bijë jetonin së bashku, në një vend të cilin Elba e quan gjysmëbotë, por që në të vërtetë është një spital psikiatrik.
Mirë se vini në familjen Kenedis Lila ka shkruar një libër bestseller mbi mënyrën se si të mbash gjallë martesën…, përpara se të zbulonte se ish-bashkëshorti i saj po luante …
Jeta e Isabel Archer ndryshon rrënjësisht pas ftesës që i bën tezja e saj, znj. Tushet, për ta shoqëruar në Europë. Atje, të gjithë që takon mbeten të magjepsur nga bukuria, inteligjenca dhe fuqia e saj e brendshme. Në botët dehëse të Parisit, Firences dhe Romës, iluzioni i vetëbesimit të saj gradualisht shembet nga intrigat e atyre që duken miq dhe...
Annie Ernaux, fituese e Çmimi Nobel për letërsinë, përmbledh në këtë libër tre rrëfime të fuqishme që eksplorojnë jetën, kujtesën dhe identitetin përmes përvojave personale dhe familjare. Me një stil të thjeshtë por të drejtpërdrejtë, Ernaux e kthen jetën e saj në një reflektim të thellë social dhe emocional që prek çdo lexues.
Cuban shpjegon se çfarë do të thotëtë kesh avantazhin, atë vullnetin e domosdoshëm për të braktisur komoditetin e një pune të sigurt, për të triumfuar mbi pengesat dhe për të ndërtuar një kompani të suksesshme."
Në një qytet të vogël verior, një takim i rastësishëm në restorantin e një hoteli shndërrohet në hyrje drejt një bote të turbullt, ku kufijtë mes reales dhe ankthit, mes kujtesës dhe mashtrimit, mes jetës dhe vdekjes, nisin të treten...
Klasik i menjëhershëm.dhe një prej historive më të mëdha të dashurisë të kohës sonë."Më thirr me emrin tënd është historia e një romance të papritur dhe të fuqishme që lulëzon mes ...
The King in Yellow by Robert W. Chambers is a classic masterpiece of weird fiction. This series of vaguely connected stories is linked by the presence of a monstrous and suppressed book which brings fright, madness and spectral tragedy to all those who read it.
Ky nuk është një roman. Dhe as tregim nuk është. Kjo është një histori. Zë fill me një burrë që shkel botën anembanë dhe përfundon me një liqen që gjendet aty, në një ditë me erë. Burri quhet Hervé Zhonkur. Liqeni s’dihet se si.
Eshtë një roman bashkëkohor i shkruar nga autorja shqiptare Anila Bega Cohen, i botuar nga shtëpia botuese "Pegi". Ky libër trajton një histori prekëse dhe është vlerësuar për ndjeshmërinë dhe forcën në trajtimin e temave, shpesh duke eksploruar dashurinë dhe njerëzoren.
Thëngjij përvëlues e çon lexuesin në një udhëtim midis Shqipërisë dhe Zvicrës. Ngjarjet fillojnë me gjetjen e trupit të pajetë të një gruaje në liqenin e Gjenevës. Është viktima e parë e një serie vrasjesh. Pak më vonë gjendet një trup i dytë, pastaj një i tretë. Bëhet fjalë për kufoma grash, të gjymtuara tmerrësisht, nga të cilat ka mbetur vetëm trupi....
Tregimet në këtë vëllim nuk synojnë thjesht të rrëfejnë ngjarje. Autori na lë në duar jetë të thyera. Ai na fton në një shoqëri personazhesh me ndërlikime të thella psikologjike. Ata rrahin shtigje që nuk u premtojnë shpëtim. Besueshmëria e tyre lind nga dhimbja, nga dyshimi, nga heshtja që mbetet, pasi fjalët kanë dështuar.
Pas një mijë e ca ditësh kthehesha përsëri në atdhe. Një mijë me ca ditë e një qerthull ngjarjesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Kthehesha me pranga në atdheun tim të prangosur… Hapat që hidhja, aksionet që kryeja, dhe vargjet që krijoja, nuk m’i impononte njeri, por ishin jeta ime, ëndrra ime, lufta ime, gëzimi im…
“Anatomia e një vrasëseje” është një nga ata libra, ku realiteti i përshkruar e tejkalon edhe fantazinë më të shfrenuar.
“Frosina e Janinës” është romani i një dashurie të madhe, të penguar dhe tragjike.
Fenomeni letrar i dekadës.Konelli dhe Mariana u rritën në të njëjtin qytet të vogël, por ngjashmëritë mbarojnë aty. Në shkollë, Konelli njihet dhe është fort i pëlqyer, ndërsa Mariana është vetmitare. Megjithatë, kur të dy ia nisin një bisede – të sikletshme, por elektrizuese – fillon diçka që të ndryshon jetën.
Trishtueshëm i këndshëm… një letër dashurie për Lvivin, kryeqytetin kulturor dhe gjuhësor të Ukrainës”. Guardian
Vepra më gazmore e Dostojevskit. Një klasik komik i pastër.
Këtë u bëjnë fëmijët të rriturve. I sinkronizojnë sipas ritmit të dashurisë. Një mëngjes, Vita hap derën e shtëpisë dhe e gjen Kostjan të përgjumur aty.
Londër, ditët e sotme. Xhorxhia është tepër e zënë për të rendur pas historisë së gjyshes së saj. Por kur brenda kutisë së drunjtë gjen një gur të çmuar rozë dhe një artikull gazete, ndërron mendje. Zbulimi se ai gur është safiri i zhdukur i kurorës së famshme, që dikur i përkiste familjes mbretërore italiane, e intrigon. Xhorxhia udhëton drejt peizazhit...