I ri Kur lejlekët fluturojnë drejt jugut Shiko më të madhe

Kur lejlekët fluturojnë drejt jugut

Lisa Ridzén BDI0926

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Bo është tetëdhjetë e nëntë vjeç dhe vetmia e tij thyhet vetëm nga vizitat e asistentëve në shtëpi, që kujdesen për të. Përndryshe, nuk ka shumë gjëra me shije të mirë. As ëmbëlsirat me krem që i biri, Hansi, këmbëngul t’ia blejë dhe t’ia fusë në frigorifer...

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928816863

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Bo është tetëdhjetë e nëntë vjeç dhe vetmia e tij thyhet vetëm nga vizitat e asistentëve në shtëpi, që kujdesen për të. Përndryshe, nuk ka shumë gjëra me shije të mirë. As ëmbëlsirat me krem që i biri, Hansi, këmbëngul t’ia blejë dhe t’ia fusë në frigorifer.
Bo është i zemëruar me trupin që nuk i bindet më, me krahët e vet dikur të fortë që nuk mund janë më për asgjë, me gishtat e fryrë që nuk mund ta hapin as kutinë, ku ka vënë shallin e preferuar të Fredrikës, gruas së tij. Shallin që ende ruan aromën e parfumit të saj. Është e vetmja gjë që i ka mbetur, që kur ajo u transferua në një azil pleqsh në Ostersund. Fredrika nuk njeh më askënd dhe ai nuk e njeh të shoqen te gruaja e tanishme.
Por mbi të gjitha, Bo është i zemëruar me Hansin, i cili dëshiron t’ia marrë qenin, Sikstenin, sepse është i bindur se një burrë në prag të të 90-ave nuk mund të kujdeset për të. Dhe Fredrika nuk është më aty, për të zbutur fjalët e hidhura midis babait dhe birit. Kërcënimi i humbjes së dashurisë së Sikstenit, që e mban ende në jetë, e tërheq Bonë në një vorbull emocionesh; ai bën një bilanc të jetës së tij, marrëdhënieve me të tjerët, për të kuptuar sa të lumtura qenë ato momente kur thjesht nuk ndodhte asgjë dhe për të pranuar mënyrën e vet të papërsosur për të shprehur dashurinë gjatë viteve.

Të dhëna

Faqe316
ISBN9789928816863
GjuhaShqip
StatusiI ri