Vend i gabuar, çast i gabuar Shiko më të madhe

Vend i gabuar, çast i gabuar

Gillian McAllister BOT0058

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autorja e njohur bestseller, Gillian McAllister, sjell një thriller krejtësisht ndryshe nga çdo gjë tjetër, një histori plot zgjuarsi dhe kthesa të papritura, për një nënë që duhet të udhëtojë prapa në kohë për të parandaluar një tragjedi që kërcënon familjen e saj.

Më shumë detaje

18 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928006622

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Autorja e njohur bestseller, Gillian McAllister, sjell një thriller krejtësisht ndryshe nga çdo gjë tjetër, një histori plot zgjuarsi dhe kthesa të papritura, për një nënë që duhet të udhëtojë prapa në kohë për të parandaluar një tragjedi që kërcënon familjen e saj.

A mund të ndalosh një vrajse, pasi ajo tashmë ka ndodhur?

Është mesnata e mëngjesit të Hellouinit. Xheni pret me ankth kthimin në shtëpi të djalit tetëmbëdhjetëvjeçar, Todit. Fillimisht është e shqetësuar vetëm për vonesën, por frika merr një tjetër përmasë kur Todi më në fund shfaqet nga errësira. Ndërsa Xheni e sheh  nga dritarja, befas tmerrohet: djali i saj gazmor dhe, në pamje të parë, i  lumtur, godet me thikë një të panjohur. 

Ajo nuk e di kush është viktima, as pse e kreu Todi këtë akt kaq të rëndë dhune. Por kupton vetëm se jeta e saj, dhe ajo e djalit, atë çast u thyen copash. 

Pas arrestimit të Todit, Xheni bie në gjumë, e dëshpëruar. Por, kur zgjohet, gjendet në ditën e djeshme. Vrasja ende nuk ka ndodhur dhe kjo i jep mundësi për ta ndaluar. Çdo mëngjes, Xheni zgjodhet edhe më prapa në kohë, fillimisht disa ditë, pastaj javë, e më pas vite para ngjarjes fatale. Kupton se shkaku i krimit të tmerrshëm ndodhet diku në të kaluarën dhe se është misioni i saj të gjejë dhe ta parandalojë tragjedinë. 

“Vend i gabuar, çast i gabuar” është një roman tronditës dhe prekës që bashkon forcën e dashurisë së një nëne me tensionin e një  thrilleri plot surpriza. Një histori e jashtëzakonshme që të mban mbërthyer deri në faqen e fundit.  

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe390
ISBN9789928006622
Viti i Botimit29 tetor 2025
GjuhaShqip
StatusiI ri