Kërko më tej
Të gjithë ata që arrijnë të vendosin...
Subcategories
Një roman dashurie dhe dhembjeje, romantik dhe prekës, plot me ngjarje të papritura. Fitues i çmimit Selezione Bancarella, 1987 si dhe ka frymëzuar një prej serialeve më të suksesshme të viteve 90 që mban të njëjtin titull.
Një romancë pasionante, në qendër të së cilës është një protagoniste e vetme : Martina, një femër e lirë dhe jonkonformiste që mendon të sjell në jetë tre fëmijë me tre burra të ndryshëm, pa u martuar me asnjërin prej tyre. Një zgjedhje në emër të feminizmit .
Karl Heinz Timm, lindur në Hamburg, më 1924, vdekur më 1943, në një spital fushor në Ukrainë. 19-vjeçari vazhdon të jetojë në dhimbjen e prindërve, në tregimet e tyre, në shprehjet që përdorin për fatin e zi të jetës, por edhe në ëndrrat e vëllait të vogël, i cili thuajse nuk ka fare kujtime vetjake.
Në vitin 1939, 5-vjecari, Zhak Austerlic dërgohet në Londër me një anije të transportit të fëmijëve dhe vendoset tek prindërit e tij birësues. Ky çift pa fëmijë fshin cdo kujtim të djalit për identitetin e tij duke e rritur pa asnjë njohuri për të shkuarën e tij. Më vonë, pas një karriere si historian arkitekture, Austerlic- zbulon se e shkuara e përndjek...
Një princ në kërkim të kënaqësive, një gjigand egoist e të tjerë: Përrallat e Oscar Wild, të publikuara për herë të parë në vitin 1888, për fëmijë të moshës nga tetëmbëdhjetë deri në tetëdhjetë vjec.
Kristof, Kristofi, Kristofer dhe Kristfol janë katër vëllezër me të njëjtit baba por të katër me nënë të ndryshme dhe asnjëri prej tyre nuk di për ekzistencën e tjetrit. Ato jetojnë në katër shtete të ndryshme: Frankfurt, Paris, Londër dhe Barcelonë. Historia tronditëse e këtër gjysëm-vëllezërve të cilët zbulojnë për ekzistencën e njëri-tjetrit vetëm kur...
E vendosur për tu martuar e me qëllimin për të jetuar në Amerikë me partnerin e saj me origjinë braziliane, Elizabeth Gilbert tejkalon frikën e saj nga martesa duke zbuluar nëpërmjet kërkimeve të hollësishme historike, intervistave dhe më së shumti nëpërmjet reflektimit personal se çfarë përfaqëson ky institucion që reziston ndër shekuj me kokëfortësi.
Romani Shkëlqimi i jetës është vazhdimi i historisë aq të njohur për lexuesin shqiptar të romanit Përgjithmonë Xhulia.
Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë? Po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten?
Romani Nazisti dhe Berberi i autorit gjermano-hebre Edgar Hilsenrath është një novelë groteske për holokaustin gjatë periudhës së nazizmit në Gjermani. Romani tregon biografinë e Maks Shulc vrasësit të shumëfishtë në SS, i cili pas Luftës së Dytë Botërore, duke u paraqitur si hebre arrin të emigrojë në Izrael për ti shpëtuar përndjekjes në Gjermani....
Miq dhe dashnorë të vjetër ribashkohen për një fundjavë në një shtëpi të rrënuar fshati, pas dy dekadash. Ato gërmojnë në kujtime të vjetra duke gjykuar secili sipas rrjedhës që jeta e tyre ka marrë që nga rinia. Por ky nuk është thjeshtë një ribashkim dhe bisedat e tyre për ditët e shkuara nuk janë thjeshtë rikujtime.
Miç Mekdiri është i ri, inteligjent dhe ambicioz. Kur punësohet nga studio ligjore Bendini, Lambert, & Locke mendon se kjo punë do e çoj drejt parave dhe pushtetit. Por shumë shpejt Miç zbulon që firma po përgjon telefonatat e tij dhe FBI po e kërkon. Paraja dhe pushteti kanë një çmim, i cili në këtë rast mund të jetë jeta e Miç.
Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën Pas suksesit të jashtëzakonshëm me librin Gomorrah, Roberto Saviano na tregon se si e qeveris botën kokaina
Emri i saj është Samia. Ajo do vetëm të vrapojë dhe ka një ëndërr, të prezantoj gratë e vendit të saj në Lojrat Olimpike. Ajo nis të vrapojë në moshën 8-vjeçare, me mikun e zemrës Ali, njëkohësisht trajneri i saj për shumë vite. Ajo vrapon me këpucë të grisura në rrugët me xhama e plumba të një shteti me luftra të herëpashershme, Somali. Një roman i...
Një lexim plot kënaqësi, një libër që të mban të gozhduar me një histori kujtimesh, miqësie dhe mashtrimi. Fitues i çmimit Platea, çmimi më i rëndësishëm i letërsisë në Spanjë.
Barni Panofski i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij.
Do takohen tri herë, por secila herë do të jetë unike, e para dhe e fundit. Pas suksesit me librin Zoti Guajn, Alessandro Baricco vjen me një libër imagjinar-sic e cilëson ai- Tri here ne agim.
Romë, fillimi i viteve nëntëdhjetë. Ndërsa ëndrrat e shekullit XX po i afrohen një fundi të pashmangshëm dhe Berluskoni përgatitet të marrë pushtetin, një shkrimtar tridhjetëvjeçar cinik dhe naiv, i shkujdesur dhe njëherësh i përthelluar, gjen punë në një arkiv, Fondi Pier Paolo Pasolini.
Tetë kapituj, tetë histori, një portret unik të Italisë së sotme të nënshkruar nga autori i bestseller-it ndërkombëtar Gomorra. Roberto Saviano gërmon brenda disave prej plagëve të vjetra dhe të reja që brengosin Italinë.
A mundet një grua të rrijë me një burrë që mendon se e dashuron, por nuk ka dashur kurrë ta njohë vërtet? A mund të pranojë një burrë që e shoqja të mos i zërë besë? A mund të jetohet pa e shprehur vetveten? Dhe si ndikon dhimbja në jetët tona?I ndërtuar sipas spirales marramendëse të një arratie, Akustika e përkryer ka delikatesën e një romani formimi...
Befas, Pipa gjendet e kapur në grackën e asaj që e kishte ndërtuar vetë në mënyrë të gënjeshtërt. Fillon të humbasë mendjen dhe ajo çka kishte ndryrë në vetvete, fillon të tronditet. Hap pas hapi, ne fillojmë të marrim vesh të vërtetën e jetës së saj në rini dhe se si kjo e çoi deri në martesë vite rebelimi dhe mospranimi, thyerje tabush dhe sfida të...
Xhesper Guajni është shkrimtar. Jeton në Londër dhe me gjasë është një njeri që e do jetën. Krejt papritur, ka dëshirë të pushojë. Ndoshta të reshtë së shkruari, por ajo e tija nuk është kriza që prek shkrimtarët pa frymëzim. Xhesper Guajni duket se do të ndryshojë perspektivë, të arrijë në thelbin e një magjie.Një vajzë e ndihmon, i shërben si...
Kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet që kur Nora është ndarë nga jeta dhe Mateoja kujton çdo ditë pikëpyetjet që kanë shënuar rrugëtimin e tij dhe që shënojnë rrugëtimin e çdo njeriu: nga sa dhimbje përbëhen jetët tona? Po kur marrin fund? Si dilet nga ferri? Po kush është Zoti?
Një grua obeze, shitëse dylli për heqjen e qimeve, me pamje baxhelle, ka mbetur e varur kokëposhtë në makinën e saj që ka dalë nga rruga dhe sjell ndërmend jetën e saj: të atin, koleksionist i çuditshëm harabelash, që hera-herë ua këput zverkun plot dashuri; të ëmën, akull të ftohtë, që spajtohet dot me faktin që solli në jetë një vajzë aq të shëmtuar;...
Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër.Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme. Zbulimi i skeleteve të tyre, bashkë me kufomën e...
Sërish Andrea Vitali i ka rënë në të: Djemtë e Belanos është një karusel pështjellues personazhesh dhe ngjarjesh tejet interesante e zbavitëse dhe në të njëjtën kohë portreti më i vërtetë dhe më i thellë i Italisë.
Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse.
Pafsh ëndrra të bukura është historia e një sekreti të fshehur në një zarf për dyzet vjet. Historia e një fëmije dhe më pas e një të rrituri që do të mësojë të përballet me dhimbjen më të madhe, humbjen e mamasë, si dhe me përbindëshin më tinëzar: frikën për të jetuar.
Këtu vazhdon historia e librit më të shitur tw New York Times Djalli vishet me Prada.Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën një milion vajza do të vrisnin për ta pasur punën me Miranda Prestlin te revista Runway një ëndërr që u shndërrua në makth.
Njëzetë vite pas librit të parë I teti (The eight), Katherine Neville shaplos kapitullin e ri të Ket Velisit. Aleksandra Solari, vajza e Ketit, merr një ftesë nga e ëma për ta vizituar në Kolorado. Kur Aleksandra arrin, ajo zbulon që mamaja e saj është zhdukur. Për të gjetur mamanë, Alkesandra duhet të ndjekë të njëjtën lojë që Keti ka ndjekur më parë, në...
Nga autorja italiane më e dashur, historia e re dhe e apasionuar e një familjeje madhështore, midis dashurive, dritave e hijeve, gëzimeve dhe hidhërimeve, sukseseve dhe dështimeve, brenda kornizës së një mjedisi sa të pazakontë, aq edhe joshës dhe pak të njohur: ai i koralit, materialit të çmuar e misterioz që lind në det.
Një tjetër punë rutinë jashtë vendit. Kështu mendoj arkitekti i ri nga New York-u, Ken Strang kur një agjenci ndërkombëtare udhëtimesh e dërgon në Europë për të skicuar rrënojat greke. Atë që ai nuk dinte, është që në momentin e ngjitjes në anije, ai shndëndrrohet në një gur shahu i një loje vrasëse të një intrige ndërkombëtare.