Sekreti I Mijevjecarit Shiko më të madhe

Sekreti I Mijevjecarit

Katherine Neville BD0238

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Që para më shumë se njëzet vjetësh, romani debutues i Katherine Neville, Sekreti i mijëvjeçarit, e befasoi lexuesin dhe përcaktoi etapën letrare të epokës së trillerit epik. Në kërkim të një komplet mistik shahu, që dikur kishte qenë pronë e Karlit të Madh, ngjarjet e romanit shtrihen në dy shekuj dhe në tri kontinente, duke ndërthurur intriga të vjetra dhe moderne, kërkime arkeologjike thesaresh, gjëegjëza të fshehta dhe enigma të mbushura me të dhëna të kodifikuara nga e shkuara e lashtë.

Më shumë detaje

502 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994301706

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Qyteti i Nju-Jorkut, 1972 një amatore në matematikë dhe shah, Ketrin Velis, është gjithashtu eksperte kompjuterësh për një firmë të madhe kontrolli financiar, Teta e Madhe. Përpara se të niset me një detyrë të re në Algjeri, Keti lexon pëllëmbën e dorës te një parashikuese fati. Gruaja e paralajmëron atë për një rrezik. Më pas, një tregtar antikash i bën Ketit një ofertë misterioze: ai ka një klient anonim, i cili po përpiqet të mbledhë gurët e një kompleti antik shahu, që mendohet se mund të jetë në Algjeri. Nëse Keti i sjell gurët në ShBA, ajo do të shpërblehet bujarisht. Jugu i Francës, 1790 Mirej de Remi dhe kushërira e saj Valentina janë rishtare në abacinë e Montglejnit, që i ngjan një kështjelle. Kur Franca u përfshi nga flakët e Revolucionit, dy vajzat u rebeluan ndaj jetës së kufizuar të manastirit ndërkohë që mjetet e shpëtimit i kishin gati. Në abaci, varrosur thellë, janë gurët e Takëmit të shahut të Montglejnit, që dikur i përkiste Karlit të Madh. Kushdo që i bashkon gurët, mund të jetësojë Lojën, që ka fuqi të pakufizuara. Por, për ta mbajtur sekret Lojën nga ata që mund të abuzojnë me të, gurët duhen shpërndarë në të gjithë botën. Komente për librin Një vepër tërheqëse dhe argëtuese, që arrin të jetë sa prekëse, aq dhe me ide interesante nga pikëpamja intelektuale Pak vetë mund ti rezistojnë. Los Angeles Times Book Review Me aftësinë e një alkimisteje, Neville përzien romancën moderne, trillimin historik, misterin mesjetar dhe nxjerr ar. People

Të dhëna

Faqe644
ISBN9789994301706
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMargarita Sulaj Skënderi