Çdo përrallë e këtij botimi na befason me humorin të paperceptueshëm, sensualitet ekstrem apo ashpërsinë dhe egërsinë e shtrigave. Faqe pas faqeje zbulojmë shpirtin e një populli që në vetminë veriore ka bashkëudhëtuar gjithnjë me fjalën, imagjinatën dhe poezinë.
Jaehee Lim, është një shkrimtare e talentuar koreane, e cila u zgjodh fituese e Çmimit të 9-të Botëror të Letërsisë, organizuar nga SIlbo dhe K. P. I. P. Agency. Lim ka lindur në Cheorwon në SH.B.A, në vitin 1964 dhe emigroi në Hawaii në vitin 1985. Romani i saj Parajsa Jote, që do të realizohet edhe film nga Netflix, i shkruar në gjuhën koreane, është...
Për të gjithë adhuruesit e letërsisë së Ann Patchett, romani "Liqeni Tom" vjen në gjuhën shqipe më datë 1 Gusht 2023, publikuar në të njëjtën kohë në të gjithë botën! Nga autorja e mirënjohur e romaneve “Shtëpia holandeze” dhe “Bel Canto” vjen një roman me nuanca intelegjente dhe me një rrëfim tepër të sinqertë për familjen dhe për jetën e nënave që kanë...
Zbuloni analizën e ekspertit Gilbert Achcar, nga fillimi i Luftës së Ftohtë deri tek Lufta në Ukrainë. Një rrëfim i rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të ardhmen e paqes në botë.
Në një tjerrje narrative që rastësia deshi të ishte e ngjashme me atë të "Wuthering Heights" (Lartësitë e stuhishme) të shkrimtares Emili Brontë, historia rrëfehet nga Fumiko, shërbëtorja e lënduar në dashuri që mbron të dashuruarit.
Histori të patreguara më parë për tre vajzat e liderave më të pushtetshëm në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore. Konferenca e Jaltës dhe fati i botës i treguar nga një perspektivë unike nën penën e autores Catherine Grace Katz.
"Joyce rrëfen një histori të mahnitëse të magjisë, hakmarrjes dhe romancës në botën ende të pa eksploruar të Azisë. "Toka e rërës dhe këngës" është shkruar bukur me personazhe bindëse dhe nuk do ta keni të lehtë të lëshoni nga dora."
Shtepia Botuese “OMBRA GVG” sjell ne shqip romanin e nje shkrimtareje dhe politikaneje te njohur qipriote Rina Katselli, i cili trajton temen e pandemise dhe pasojat traumatike qe shkaktoi ne jeten e cdo individi dhe shoqerive tona.
"Hajdutja e pafumeve" është një roman dehës mbi jetën e çmendur të nëndheshme të Parisit të pushtuar nga nazistët. Në çdo faqe të tij ndjehen aromat magjepsëse të parfumit...
Te gjithe e pohojne se permes kesaj trilogjie qe perfshin “Paraleli 42” “1919” dhe “Paraja e madhe” John Dos Passos ka shkruar romanin e madh amerikan. I vleresuar si një nga romanet më të mira të shekullit të njëzetë nga Biblioteka Moderne dhe nga disa prej shkrimtarëve më të mirë sot, romani sjell në çdo faqe një portret madhështor te SHBA-ve, nje...
"E pastër", është një eksplorim letrar dhe kompleks i emocioneve, që lindin në marrëdhëniet me punëdhënësin.
"Ky është një kënvështrim shumë interesant dhe befasues i të menduarit. Është një nivel i lartë pjekurie i përmbajtjes edhe i stilit për një shkrimtar shumë të ri". "Tuna Kiremitçi është një kantautor dhe një shkrimtar i mrekullueshëm... Ai shkruan tekste poetike dhe romane shumë të bukura dhe këtë e ka bërë që në hapat e para të tij"
"Seksi i tretë" është një roman ku personazhet gra janë aktore, që jetojnë në periudha dhe kushte të ndryshme shoqërore të shekullit të kaluar. Edhe pse drama e tyre është thuajse e ngjashme, ato kanë motive të njëjta në jetë: të duash dhe të të duan, të vlerësohesh dhe të jetosh me dinjitet.
Romani "Fotografja franceze" është bazuar në historinë e pabesueshme por të vërtetë të modeles së revistës Vogue Lee Miller, e cila u kthye në një nga fotoreporteret e para femra të luftës.
"Tula" kjo histori e mrekullueshme dashurie, që rrëfehet nga një personazh pa emër e që shfaqet në formën e një lakuriqi nate, na shoqëron në një botë të mbyllur ndaj Perëndimit dhe nëpërmjet rrjedhës së saj na pozicionon në disa labirinte shoqërore, ku në jetën normale nuk do ti frekuentonim kurrë.