Kështjella Blu - ëndrra e një gruaje Shiko më të madhe

Keshtjella Blu - endrra e nje gruaje

L. M. Montgomery BOM0079

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Kështjella Blu - Ëndrra e një gruaje” mbetet një nga romanet më të suksesshme të letërsisë së sotme kanadeze, gjë që e dëshmon numri i lartë i ribotimeve. Gjithashtu libri është përshtatur dy herë; në vitin 1982 është përshtatur në një pjesë muzikore të suksesshme në Poloni dhe dhjetë vjet më vonë dramaturgu kanadez Hank Stinson realizoi një version tjetër të tij.

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Valencia Stirling është njëzet e nëntë vjeç, e pamartuar, dhe ka jetuar tërë jetën me familjen e saj në një rrugë të qetë të vogël në një shtëpi të vogël dhe kurrë nuk guxonte të kundërshtonte nënën e saj autoritare, gjithashtu edhe hallën që jetonte me to. Papritmas ajo merr një letër dhe vendos se shumë gjëra duhet të ndryshojnë. Për herë të parë në jetën e saj, ajo bën pikërisht atë që dëshiron dhe thotë pikërisht atë që mendon.

Në fillim familja e saj mendon se ajo ka humbur mendjen. Por shpejt Valencia zbulon në rrugëtimin që ka nisur plot surpriza dhe aventura, që ajo as i kishte menduar kurrë të ishin të mundura. Valencia gjithashtu gjen dashurinë e saj të vërtetë në Kalanë Blu, që ajo ishte e sigurt që kjo gjë kishte ekzistuar vetëm në ëndrrat e saj...

Thanë rreth librit

Ky roman u bë një nga më të preferuarit e mi të të gjitha kohërave! Në të vërtetë unë jam një adhuruese e madhe e L. M. Montgomery-së, dhe duke e lexuar ndieva emocion në çdo faqe të tij!

Një nga romancat më të ëmbla që kam lexuar ndonjëherë...

Personazhi i Valencias ndihet kaq i freskët, duke e bërë këtë libër një nga më të pëlqyerit e mi.

Të dhëna

Faqe260
RedaktoriLoredan Bubani
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiViola Robo
RomanRomancë&Pasion