Jeronim Stilton është seria e librave për fëmijë, e botuar nga Shtëpia Botuese Piemme në Milano, në Itali që nga viti 2000. Që nga viti 2004 ka nisur botimin edhe në gjuhën angleze. Ideja dhe realizimi i këtyre librave është bërë nga Elisabetta Dami. Këto libra janë për lexuesit e vegjël të moshës 6-12 vjeç
Jeronim Stilton është seria e librave për fëmijë, e botuar nga Shtëpia Botuese Piemme në Milano, në Itali që nga viti 2000. Që nga viti 2004 ka nisur botimin edhe në gjuhën angleze. Ideja dhe realizimi i këtyre librave është bërë nga Elisabetta Dami. Këto libra janë për lexuesit e vegjël të moshës 6-12 vjeç.
Seria e librave deri më tani ka shitur mbi 130 milionë kopje në mbarë botën dhe është bërë një nga seritë më të shitura deri më tani.
Seria e librave flet për një miush që jeton në Ishullin e Miushit. Jeronim Stilton punon si gazetar dhe botues për një gazetë locale.
Ai ka një motër të vogël, Tea Stilton dhe një kushëri të quajtur Trap Stilton dhe nipin e vogël që e do shumë, Benjamin Stolton. Jeronimi është një miush nervoz që i pëlqen të bëjë një jetë të qetë por ai përfshihet në shumë aventura falë problemeve, ngatërresave dhe situatave që krijojnë personazhet e tjera: Tea, Trapi dhe Benjamini, dhe personazhe të tjerë.
Seria e librave deri më tani është shitur në 35 gjuhë të ndryshme të botës.
Ne pikun e pushimeve verore, vjen edhe nje liber tjeter fantastik nga Jeronim Stilton: Kesaj radhe aventurat e botes miushore zhvendosen ne Havai. E ku ka me mire se sa te argetohesh me keto aventura ne ditet e nxehta te veres. Hata fare....
"Me mbërritjen e pranverës. kam vendosur të bëj ca lëvizje për të ruajtur formën fizike. Duke ndjekur këshillat e Hienës, kam filluar të stërvitem në natyrë bashkë me miqtë e mi. Për tërë mocarelën e botës. është vërtet zbavitëse!"
"Në përfundim të një dite të gjatë pune në Jehonën e Brejtësit, më zuri gjumi në tryezën time të shkrimit dhe... befas u gjenda në një fabrikë lodrash në Polin e Veriut! Për tërë mocarelat e botës, më priste një surprizë për t'u pirë në kupë!"
Dikush ka vjedhur identitetin tim në internet dhe hiqet sikur është Jeronim Stiltoni... Prandaj dhe kam marrë vagonë të tërë sendesh të blera online me kartën time të kreditit? Ciuuut! Këtu duhet një Dok. Mikesha ime, eksperte kompjuterësh!
“U nisa në kërkim të Rubinit të Zjarrit me nëndetësen e verdhë të profesor Voltit. Sa shumë rreziqe kishte në pyllin misterioz të Amazonës! Milingona gjigante, merimanga leshtore, piranja të uritura dhe bimë mishngrënëse... I ndihmuar nga pasardhësit e Inkansve, do të arrij t’i tregoj vendin një bande brejtësish të paskrupullt që shkatërron pyllin e çmuar!”
Numri 12. Që kur kam punësuar bashkëpunëtoren time të re, Pinki Pikun, ç’nuk më ka ndodhur. Një herë madje, më detyroi ta kaloj Vitin e Ri në Polin e Veriut, majë një ajsbergu, pa një copë djathi për të ngrënë, duke kërcyer tango për orë të tëra…